LAJMI I FUNDIT:

5 Vite SUPER! Hapet thirrja për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e!

5 Vite SUPER! Hapet thirrja për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e!

Në 5 vjetorin e implementimit të Programit të Vullnetarizmit Edukativ, organizata TOKA zyrtarisht hap thirrjen për gjeneratën e re të Super Arsimtarëve dhe Super Mentorëve si pjesë e këtij programi.

Ky program është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit, i cili u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin, si dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive.

Programi i Vullnetarizmit Edukativ funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.

Gjatë këtyre 5 viteve, 150 Super Arsimtarë dhe Super Mentorë i janë bashkangjitur Programit të Vullnetarizmit Edukativ, si dhe janë formuar 81 Klube të Super Vullnetarëve dhe janë përfshirë mbi 2,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç duke realizuar mbi 200 projekte në të mirë të komunitetit.

Për 5 vite, Programi i Vullnetarizmit Edukativ është shtrirë pothujase në të gjitha komunat e Kosovës. Bashkë me shumë të rinj, mësimdhënës e institucione i kemi fuqizuar plot të rinjë e të reja që të jenë zot të vetes e të vendit ku jetojnë. Vullnetarizmi Edukativ është ndër programet e pakta afatgjate që ndodhin në vend dhe jemi shumë të lumtur që kemi arritë të shënojmë 5 vjetorin me shumë storie suksesi ndër vite” – u shpreh Menaxherja e Programit të Vullnetarizmit Edukativ – Hatixhe Zeka.  

Në qoftë se keni pasur gjithmonë dëshirën të keni ndikim në ndryshimet pozitive në komunitetin tuaj qoftë si arsimtar/e, qoftë si student/e apo një i ri/ e re, atëherë TOKA ju fton të aplikoni për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e. Kushtet për tu bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e mund t’i gjeni në format e aplikimit në vijim.

Aplikimin për SUPER Arsimtar/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: forms.gle

Ndërkaq, aplikimin për SUPER Mentor/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: forms.gle

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Afati për të aplikuar për t’u bërë zyrtarisht SUPER është deri më 22 maj 2022. 

Artikull i sponzorizuar