LAJMI I FUNDIT:

5 gjëra që mund t’i bëni falas në Stamboll, dorën n’xhep pa e shti – nëse bëheni pjesë e lojës #FitoMeJogobella

5 gjëra që mund t’i bëni falas në Stamboll, dorën n’xhep pa e shti – nëse bëheni pjesë e lojës #FitoMeJogobella

Po mendoni për të shkuar në pushime? Mirëpo mendoni që të ndryshoni destinacion dhe Stambolli është një prej preferencave?

Atëherë kryeni pushimet verore, e mos harroni të hani Jogobella për t’u kualifikuar për lojën shpërblyese ku do të keni mundësi që të fitoni një udhëtim FALAS për dy netë e tri ditë në Stamboll të Turqisë.

Por, teksa udhëtimin dhe akomodimin e keni siguruar nga loja #FitoMeJogobella, cilat janë 5 gjëra tjera që mund t’i bëni në Stamboll pa shti dorën fare ne xhep, në qytetin që ka lidhur kontinente, perandori dhe kultura të ndryshme.

Shëtisni pranë bregdetit në Kadikoy

Kadikoy Moda Shore Istanbul

Pamja e mrekullueshme e plazheve është prej atraksioneve më të mëdha në Stamboll. Kështu është edhe bregdeti i Kadikoy.

Në anën lindore të Stambollit, afër Kadikoy, ekziston një bregdet që është vend qiellor për të kaluar kohë të lirë dhe për të shijuar ajrin e pastër.

Në mbrëmje, turistët shkojnë aty për t’u relaksuar. Si rezultat, restorantet dhe baret pranë janë të plota me njerëz.

Muzeu Dogancay

Nëse jeni adhurues arti, atëherë muzeu Dogancay është një vend fantastik për t’u vizituar në Stamboll. Qyteti është plot me muze që mund t’i shikoni falas, por muzeu Dogancay është në një ndërtesë njëshekullore, duke paraqitur veprat artistike fantastike të artistëve të mëdhenj turk, dyshes baba e bir, Adil dhe Burhan.

Ky muze ka disa prej pikturave dhe fotografive më të famshme.

Taksim Square

Sheshi Taksim është në anën e avancuar të qytetit, me lokacion në distriktin Beyoglu të Stambollit. Ka disa dyqane krahas hoteleve të famshme si Intercontinental dhe Grand Hyatt.

Përkundër kësaj, disa njerëz thonë se ky vend s’ka asgjë speciale. Por, është mjaft i veçantë, përplot me njerëz dhe me një numër të madh të dyqaneve e restoranteve pranë.

Pazari i Madh

Pazari i Madh është një prej atraksioneve turistike kryesore të Stambollit. Pazari i Madh quhet kështu për shkak të sipërfaqes së madhe që mbulon. Deri 400 mijë vizitorë në ditë eksplorojnë tregun në 65 rrugë të këtij tregu.

Qëndrimi në një prej tregjeve më të mëdha dhe më të njohura e më konvencionale është vërtet një ndjesi freskuese.

Mund ta kaloni një ditë të tërë këtu dhe të mos ngopeni duke eksploruar Pazarin e Madh, përdoreni hartën për të dalë nga Pazari i Madh.

Yildiz Park

Yildiz Park Istanbul

Yildiz Park është i hapur për publikun. I vendosur në zemër të Stambollit, Yildiz Park është një vend i veçantë për çiftet dhe turistët. Për më shumë, pas qëndrimit nëpër qytet, mund të shkoni aty e të pushoni për orë të tëra. Ajri i pastër në parkun Yildiz prek shpirtin tuaj dhe ju dhuron momente relaksuese.

Epilogu

Nuk ka dyshime se Stambolli është një prej qyteteve më vibrante për t’u vizituar. Kur e vizitoni për herë të parë, do ta kuptoni se ka aq shumë vende të mrekullueshme të cilat do të mbeten në kujtesën tuaj.

Në këtë artikull sollëm edhe disa vende për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar, andaj shijoni një Jogobella dhe bëhuni pjesë e lojës #FitoMeJogobella për të fituar mundësinë që të qëndroni dy netë e tre ditë në Stamboll – dorën n’xhep pa e shti!

View this post on Instagram

A post shared by Zott Kosove (@zott_kosove)

Artikull i sponzorizuar