LAJMI I FUNDIT:

48 mijë denarë i duhen një familje për të mbijetuar, LSM: Çereku i Maqedonisë po zhytet në skamje

48 mijë denarë i duhen një familje për të mbijetuar, LSM: Çereku i Maqedonisë po zhytet në skamje

Shporta minimale sindikale për një familje katër anëtarëshe për muajin shtator është 48.379 denarë, sipas të dhënave të Sindikatës, shkruan Alsat.

Krahasuar me muajin paraprak, shporta e konsumit është ulur për 966 denarë, që sipas LSM-së është rezultat i çmimeve të garantuara të produkteve ushqimore. Por kritikat e sindikalistëve janë të shumta ndaj autoriteteve.


Sipas saj nevojiten masa të shpejta dhe serioze në fushën e ekonomisë përmes investimeve dhe sipërmarrjeve të reja, zhvillimit të kapaciteteve të reja prodhuese, rritjes së mbështetjes dhe subvencionimit të zonave të caktuara ekonomike, që do të çojë në rritje të pagave dhe ulje të varfërisë të popullsisë.

“Me rritjen e TVSH-së për shumë produkte nga 5% në 10% do të ketë sërish rritje të vlerës së shportës së konsumit, pra masa e mëparshme e çmimeve të garantuara për produktet ushqimore bazë nuk do të ketë efekt. 120 mijë qytetarë nuk fitojnë as gjysmën e asaj që duhet për shpenzimet bazë, pra janë me pagë minimale dhe pritet rritje e mëtejshme e varfërisë së popullatës deri në 25%”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Ndërkaq autoritetet thonë se ngrirja e çmimeve dhe ulja e tyre për 10% ka ndikuar edhe në uljen e inflacionit, i cili aktualisht është 6,6%. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se për vendimet e fundit nuk ka tolerancë ndaj tregtarëve. Goran Trajkovski tha se me mbylljet e para të 10 dyqaneve të tjerët morën mësim dhe po i respektojnë masat të cilat do të vazhdojnë deri në fund të nëntorit.

“Inspektorati i Tregut vazhdimisht kryen kontrolle dhe mund të them se tregtarët kryesisht iu përmbahen vendimeve të qeverisë. Por, nëse vërtetojmë se dikush provon të manipuloj çmimet me qytetarët, nuk do ta tolerojmë, përkundrazi do të merr sanksionet e merituara. Kjo u dëshmua edhe në periudhën që lamë pas si u gjobitën dhe u mbyllën marketet që nuk kanë respektuar masat. Nuk është qëllimi vetëm të dënojmë, por ka tregtarë që nuk lënë rrugëdalje tjetër andaj ndërmarrim sanksione më rigoroze me qëllim që mos ta përsërisin sërish kundërvajtjen”, u shpreh Goran Trajkovski, Drejtor i Inspektoratit të tregut.

Shteti po përgatit edhe një Ligj për parandalimin e tregtisë të padrejtë. Kufizimi i fitimit në 10%, dhe jo si më parë, që arrinte në 30-40% të fitimit neto, një afat zbatimi maksimumi gjashtë muaj dhe gjoba në shumën 20 mijë euro, këto janë pikat kyçe në këtë kornizë të re ligjore.

Ligji për parandalimin e praktikës së padrejtë në zinxhirin e prodhimit, furnizimit, tregtimit dhe shitjes finale të produkteve bujqësore dhe ushqimore është në fazën përfundimtare dhe pritet të jetë gati pas 6 muajve.

Autoritetet premtojnë se me ligj do të ketë një ulje të re të çmimeve të produkteve ushqimore me të paktën 20% më pak se tani./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori