LAJMI I FUNDIT:

41 universitete evropiane dhe 60 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në Prishtinë

41 universitete evropiane dhe 60 biznese në Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit në Prishtinë

Dje në hapësirat e Uni– Universum International College është mbajtur Panairi i Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit, më i madhi i këtij lloji i mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

Panairi u karakterizua me numër të madh të studentëve të interesuar për t’u kyçur në tregun e punës dhe të tjerëve për të vazhduar studimet në një nga universitetet jashtë vendit.

Nën organizimin e Uni– Universum International College, në Kosovë zbarkuan 72 përfaqësues nga 41 universitete prej 18 shtete nga Bashkimi Evropian dhe Turqia.

Përveç përfaqësuesve të universiteteve, në panair ishin pjesëmarrëse 7 ambasada me mision në Kosovë dhe 60 biznese që ishin të gatshme për të rekrutuar studentë në punë.

Hapja e panairit u bë nga Rektorja Shqipe Gerguri Rashiti, e cila tha se bashkëpunimi me universitetet ndërkombëtare dhe bizneset aktive nderon aktivitetin dhe kolegjin.

Uni– Universum International College u kushton një rëndësi të veçantë kualitetit të studimeve  dhe në të njëjtën kohë i kushton vëmendje bashkëpunimit me industri, duke u ofruar studentëve praktikë dhe studime duale”, tha ajo, teksa theksoi se 80% e studentëve të këtij kolegji kanë përfituar një kontratë pune.

Ky panair ka hapur dyert e shumë të rinjëve për të ardhmen e tyre, teksa kanë pasur rastin të takohen edhe me ish-studentë të cilët kanë përfituar nga lidhja e Uni– Universum International College me universitetet ndërkombëtare.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Nr.tel: +383 44 144 062

E-mail:info@universum-ks.org

Facebook: Kolegji Universum

Instagram: Kolegji Universum

Artikull i sponzorizuar