LAJMI I FUNDIT:

400 funte për të xhiruar një video pornografike

400 funte për të xhiruar një video pornografike

Një organizatë që lufton për shëndetin seksual, është ofruar të paguajë 400 funte për të filmuar dhe pastaj publikuar videon e një çifti ndërsa bën seks.

“Pleasure Project” (Projekti i Kënaqësisë), kërkon të sensibilizojë çiftet mbi përdorimin e prezervativit, i cili është i vetmi mjet që bllokon sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Kjo është një fushatë provokuese e studiuar posaçërisht për të përhapur mesazhin për një numër sa më të madh njerëzish.


Shifra e vënë në dispozicion, 200 funte për person për një total prej 400 funtash për çift, ka tërhequr shumë kandidatë që janë prezantuar në përzgjedhje, duke qëndruar hapur deri në nëntor, ku janë detyruar “të raportojnë” parapëlqimet e tyre seksuale.

Shoqata, aktive deri në vitin 2004, kërkon tre çifte nga 18 deri në 24 vjeç heteroseksualë, të gatshëm të bëjnë seks në vende “normale”, për shembull në konvikte apo në makina.

Realizimi i videos do të bëhet në mënyrë më natyrale të mundshme, pa nevojën për të xhiruar disa sete.

Pasi të kenë mbaruar xhirimet, regjistrimi do të publikohet përmes një linku, ku përdoruesit e uebit mund ta shikojnë çiftin gjatë aktit nëse ka përdorur ose jo prezervativ. Gjithçka do të realizohet në nëntor në Londër, ku çdo “seksion” do të zgjasë maksimumi 3 orë.

Suzanne Noble, zëdhënëse e fushatës, ka theksuar: “Projekti mbi të cilin po punojmë, është një nismë-pilot që ka qëllimin për të bindur numrin më të madh të njerëzve të përdorin prezervativ”. /gsh/