LAJMI I FUNDIT:

40 vjet në shërbim të qytetarëve, polici nga Lezha del në pension dhe merr vlerësimin e merituar

40 vjet në shërbim të qytetarëve, polici nga Lezha del në pension dhe merr vlerësimin e merituar

Një ceremoni surprizë është organizuar nga Policia e Shtetit në Lezhë për policin Ndue Gjoni me rastin e daljes së tij në pension.

Pas 40 vitesh në shërbim të shtetit dhe të qytetarëve, Gjoni u vlerësuar me Certifikatën për Shërbime të Dalluara dhe stemën e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.


Gjatë ceremonisë emocionuese të zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Nano vlerësoi kontributin dhe sakrificën e policit Ndue Gjoni.

Gjilanasit që iu prish goma në 'Rrugën e Kombit': Vozitësit nga Kosova e injoruan, polici shqiptar i pagoi edhe shpenzimet e gomisterit
Lexo po ashtu Gjilanasit që iu prish goma në 'Rrugën e Kombit': Vozitësit nga Kosova e injoruan, polici shqiptar i pagoi edhe shpenzimet e gomisterit

“Unë të përgëzoj dhe të shpreh mirënjohjen, në emër të Policisë së Shtetit, ty dhe nëpërmjet teje, të gjithë punonjësve të Policisë që janë të përkushtuar dhe krijojnë modele frymëzimi e shembulli për t’u ndjekur nga brezat e rinj në Polici. Të vlerësosh ata që kontribuojnë, sakrifikojnë e nderojnë organizatën e Policisë, duke i shërbyer me dinjitet qytetarëve, është më minimalja që duhet të bëjmë”, ka thënë Nano.

Ndërsa Gjoni u shpreh se shërbimi i tij i gjatë nuk ka qenë i lehtë, “pasi puna në Policinë e Shtetit kërkon përkushtim, devotshmëri, sinqeritet dhe durim, por me ndihmën e kolegëve dhe të drejtuesve, kemi arritur t’i realizojmë të gjitha detyrat”.

E pranishme në ceremoni edhe bashkëshortja e inspektorit Ndue Gjoni, e cila shprehu mirënjohje për vlerësimin që iu bë bashkëshortit të saj, për përkushtimin dhe sakrificat e tij gjatë katër dekadave në Policinë e Shtetit.

Ndër të tjera, kjo ceremoni ishte një gjest vlerësimi dhe një mesazh inkurajimi për të gjithë punonjësit e policisë, anembanë vendit, atyre të karrierës, por edhe brezit të ri, për të punuar me përkushtim e ndershmëri që detyrën ta kthejnë në mision, në interes të vendit, qytetarëve dhe të emblemës që ata përfaqësojnë, ka thënë policia në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori