LAJMI I FUNDIT:

4 nga 5 telefona të mençur janë në Android

4 nga 5 telefona të mençur janë në Android

Platforma mobile e Google, Android ka pasur një rritje masive gjatë viteve të fundit, ndërsa prodhuesi kryesor i telefonave mobil në këtë platform është kompania Samsung, e cila e ka ndihmuar atë të rritet, për ta bërë sistemin operativ Android platformën kryesore për telefonat e mençur mobil.

Sipas një raporti të ri nga Gartner, thuhet se 4 nga 5 telefona të mençur në treg tani mbështeten nga Google Android, ndërsa firma e madhe e hulumtimeve ka thënë se për tremujorin e tretë të vitit Android mban 81.9 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil.

Në anën tjetër, Apple iOS mban 12.1 për qind të tregut të telefonave të mençur për tremujorin e tretë të vitit, me mbi 30 milionë iPhone të shitur, kundrejt totalit prej 205 milionë telefonave Android që janë shitur në tremujorin e njëjtë.

Samsung kryeson listën e prodhuesve të telefonave të mençur me një total prej 80 milionë njësive të shitura, e pasuar nga Apple me 30 milionë, Lenovo me 12 milionë, LG me 12 milionë, dhe Huawei me 11 milionë. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori