Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se ditën e diel, më 4 maj, do të shënohet “Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”.

Në njoftim thuhet se me këtë rast, nga ora 9:00 deri në 14:00, zjarrfikësit do të jenë të pranishëm në sheshin “Zahir Pajaziti” me pajisjet e tyre të punës, për të prezantuar nga afër me aktivitetet dhe pajisjet që përdorin në misionin e tyre të përditshëm.


"Gjithashtu, në orën 11:00 këtij aktiviteti do t’i bashkohet edhe Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. Le të shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj zjarrfikësve, heronjve të Kryeqytetit, që me guxim dhe përkushtim, rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët tona", bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/