Në Maqedoni gjatë kërtij viti janë regjistruar 37 raste të reja me virusin HIV, dy kanë vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi, Zvonko Milenkoviq, koordinator nacional për HIV/AIDS dhe drejtor i Klinikës për sëmundje infektuese, i cili tha se në të dyja rastet bëhet fjalë për persona të cilët janë regjistruar në formën progresive të vonë të sëmundjes, por të cilët për një kohë të shkurtër pas pranimit në Klinikë, vendosjen e diagnozës kryesore të sëmundjes dhe pas fillimit të trajtimit përkatës kanë përfunduar në mënyrë fatale.
Theksoi se prej 37 rasteve të sapodiagnostifikuara, një e treta janë të moshës nën 30-vjeç, ndërsa gjysma janë të moshës prej 30 deri në 40 vjeç, ndërsa ka edhe të moshës mbi 40-vjeçare (21 përqind).
Poashtu, theksoi se prej 37 personave të saporegjistruar, 34 janë të gjinisë mashkullore ndërsa tre të gjinisë femërore.
“Sot në erën e terapisë të lartë aktive antivirusale, me zbulimin e mekanizmave të rinj, targetëve për veprimin e saj, arrihet ajo që e shënohet në nivel global, gjegjësisht zvogëlimi i formave të rënda manifestuese të infeksionit HIV dhe ulja e vdekshmërisë. Secili duhet testuar të paktën një herë”, tha Milenkoviq.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se kanë përfunduar procedurat për furnizimin e terapisë antiretrovirusale, këtyre ditëve presin dërgesën e saj, ndërsa ajo do të apilokohet gjatë vitit të ardhshëm.
“Lëndë e kontrollit dhe ndjekjes së vazhdueshme janë 185 persona. Mbulimi me terapinë antivirusale është 87 për qind, e cila është dukshëm më e lartë se ajo në nivel global e cila është rreth 46 për qind. E siguruam terapinë më efikase në nivel global. Zbatojmë aktivitete strategjike serioze për tejkalimin e situatës me infeksionin HIV”, theksoi Milenkoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Milenkoviq, shtoi se në vitin 2014 janë regjistruar 45 raste, ndërsa në vitin 2015, 32 raste me infeksionin HIV. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron