Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda u ka caktuar 30 ditë paraburgim 11 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me migrantë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Tridhjetë paraburgim do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit 27.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.10.2021, ndaj të pandehurve B.Sh., R.I., M.V., S.J., S.G., A.H., S.M., M.R., (shtetas i Sirisë), për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, H.H., (shtetas i Irakut), S.R., (shtetas i Palestinës) dhe A.B., (shtetas i Algjerisë).
“Nga muaji qershor në vazhdimësi deri në shtator 2021, në cilësinë e bashkëkryerësve, të pandehurit, merren me kontrabandë të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake në mes tyre, të pandehurit S.G., A.H., S.M., M.R., H.H., S.R., dhe A.B., (shtetas të Algjerisë, Sirisë Irakut dhe Palestinës) grupet e organizuara të migrantve i kanë marrë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i drejtuar të njëjtit, i fusin në territorin e Republikës së Kosovës, jashtë vijës kufitare Morinë – Vërmicë.
Me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës migrantët i kanë pritur të pandehurit B.Sh., R.F.,, M.V., dhe S.J., (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët duke përdorë automjetet e ndryshme, transportojnë secilën herë nga 25 deri 30, migrantë sirian dhe të shteteve tjera aziatike të cilët në mënyrë ilegale i kishin futur në Kosovë, të njëjtit i kanë vendosur në një Hotel, nga ku i kanë transportuar në afërsi të pikës kufitare të Jarinjes dhe për këtë shërbim nga secili prej tyre marrin një shumë të caktuar të të hollave, ndërsa me datë 27 shtator 2021 gjatë kontrollit të Hotelit janë hasur 92 migrantë, e duke u transportuar janë hasur mbi 30 migrantë”, thuhet në njoftim.
Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe mënyrat dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre penale ku të pandehurit në bashkëkryerje kanë organizuar në vazhdimësi kontrabandimin e migrantëve të huaj, si dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurve B.Sh., R.I., M.V., dhe S.J. (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët janë kryerës të regjistruar edhe të veprave tjera penale e që lidhen kryesisht me vepra që kanë për qëllim përfitimin e dobisë pasurore.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale si dhe ka për qëllim pengimin e ikjes së të pandehurve e sidomos shtetaseve të huaj të pandehur, pengimin e dëmtimit të provave si evitimin e rrezikut të përsëritjes edhe të ndonjë vepre tjetër penale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe