Për herë të parë në Kosovë, më 28 shkurt 2022, do të mbahet konferenca ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Zhvillimit Urban – Contractor Prishtina, organizuar nga SHARE Architects dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës.
Kjo ngjarje e sjell Prishtinën në vëmendje të komunitetit të arkitektëve, planerëve urban, inxhinierëve dhe kompanive të specializuara të teknologjisë dhe inovacionit në ndërtim.
Skena e Prishtinës, duke u bërë pjesë e një rrjeti global të ngjarjeve me ndikim të lartë në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, do të mirepres emra të njohur ndërkombëtar dhe kombëtar, duke i shërbyer ndarjes së përvojave midis profesionistëve dhe përcjelljes së tyre te arkitektët e rinj dhe të interesuarit rreth çështjeve të arkitekturës dhe qytetit.
“Ky qytet është ai që është, sepse njerëzit janë ata që janë”. Duke ndjekur thënien e famshme të Platonit Konferenca Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Zhvillimit Urban – Contractor Prishtina 2022, ofron një platformë për diksutimin e rolit të arkitektit në ndryshimet e përshpejtuara të kushteve të shoqërisë sonë dhe përshtatjes ndaj një konteksti kulturor të trashëguar.
Në tri sesionet plenare të konferencës do të prezantohen projekte bashkëkohore dhe inovative, nga folës prej vendeve të ndyshme të Evropës.
Ndërsa një diskutim midis profesionistëve dhe akademikëve vendas mbi çështjet e identitetit të Kosovës në kontekst urbanistik, arkitektonik dhe atë të trashëgimisë, sjell bashkërendimin dhe përplasjen e ideve e koncepteve që formësojnë mjedisn e ndërtuar, rrjedhimisht, jetën tonë.
Ftohen të gjithë arkitektët e Kosovës, të angazhuar në disiplinën e planifikimit urban, arkitekturës, dizajnit dhe teknologjisë së ndërtimit, të bëhen protagonistë të kësaj ngjarje të rëndësishme, duke u bindur që Prishtina dhe Kosova janë pjesë e zhvillimeve profesionale më aktuale.
Bëhuni pjesë e këtij formati, që organizohet për herë të parë në vendin tonë!
Ky artikull është mundësuar nga studio ARTEC
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe