Një video prekëse nga India ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi një grua u pa duke ecur me 28 qen të racës Golden Retriever.

Videoja tashmë virale me titull "28 qen, 1 zemër e madhe”, tregon gruan në një shëtitje të qetë me qentë, ndërsa kafshët e rrethojnë atë.


Videoja ka ngjallur reagime të shumta, me të tjerë që ndajnë përvojën e tyre me zonjën dhe qentë e saj.

“E dua shumë", tha një përdorues.

"I kam parë këta qen dhe këtë zonjë që kur isha fëmijë, është një person kaq i mirë." /Telegrafi/