LAJMI I FUNDIT:

Më 28 Nëntor do të zbulohet shtatorja e Agim Ramadanit në qendër të Gjilanit

Më 28 Nëntor do të zbulohet shtatorja e Agim Ramadanit në qendër të Gjilanit

Komuna e Gjilanit nga e marta do të nis aktivitetet maratonike tre-ditore në shënim të festave të Nëntorit.

Sipas njoftimit për media aktivitetet kulmojnë me vendosjen e shtatoreve të kolosëve të kombit, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani në qendër të Gjilanit, të cilat janë bërë me iniciativë të Lutfi Haziriti.


“Të martën (26 nëntor) do të mbahet recital i lexuesve të bibliotekës “Fan S. Noli”, në ora 12:00 në këtë institucion, ndërsa në ora 19:00, në Shtëpinë e Rinisë mbahet koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj’t e Qytetit”. Recitali kushtuar heroinave të qytetit nga Genita Hoxha (piano) dhe Ardita Meni Xoxa (soprano) do të mbahet të mërkurën në bibliotekën e qytetit (12:00), për të përfunduar mbrëmja me shfaqjen “Im at e donte Adolfin”, në ora 20:00, në teatrin e qytetit. Ndërkohë, shënimi i ditës së 28 nëntorit nis me homazhe tek varrezat e dëshmorëve (10:00)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në ora 10:30, në qendër të qytetit bëhet zbulimi i shtatores së heroit Mulla Idriz Gjilanit, kurse në ora 11:00, bëhet zbulimi i shtatores së heroit Agim Ramadani në sheshin që e mban emrin e tij, për të vazhduar me akademinë përkujtimore kushtuar jetes dhe veprës së këtyre kolosëve, në ora 12:00, në sallën e teatrit të qytetit.

Aktivitetet përmbyllen me koncertin ferstiv nga ansambli Gjilani-AKV në teatrin e qytetit./Telegrafi/