LAJMI I FUNDIT:

27-vjeçari i ekzekutuar në Tiranë i druhej sulmit, Policia gjen jelek antiplumb në banesë e tij

27-vjeçari i ekzekutuar në Tiranë i druhej sulmit, Policia gjen jelek antiplumb në banesë e tij

Një jelek antiplumb dhe disa municione janë gjetur në shtëpinë e Aleksandër Sadikajt, që mbeti viktimë e një sulmi me tritol këtë të shtunë në Tiranë.

Edhe në makinën që u shpërthye me një sasi rreth 500 gramë lënde shpërthyese C4, policia gjeti një armë, ç’ka tregon se 27-vjeçari i druhej një atentati.

Policia ka sekuestruar pamjet e dhjetëra kamerave të sigurisë, nga ku mund të gjendet se ku dhe kush ka vendosur lëndën plasëse në mjet.


Atentati me eksploziv ndaj 27-vjeçarit në Tiranë, dyshohet se autori është i njohuri i tij
Lexo po ashtu Atentati me eksploziv ndaj 27-vjeçarit në Tiranë, dyshohet se autori është i njohuri i tij

Janë marrë pamjet nga kamerat që ndodhen rreth biznesit që i ndjeri kishte në Komunën e Parisit, aty ku mbante të parkuar makinën në pjesën më të madhe të ditës dhe kamerat që ndodhen pranë shtëpisë së tij në zonën e Saukut të Vjetër.

Sulmi ndaj Aleksandër Sadikajt është i tetëmbëdhjeti dhe më i rëndi në listën e atentateve që kanë tronditur vendin tonë gjatë këtij viti.

Hakmarrja dyshohet të jetë shkaku i vrasjes me eksploziv të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Policia dyshon se autorët me të cilët viktima kishte hyrë në konflikt i vendosën pas gomës së përparme të mjetit rreth 500 gr C4. Një tjetër pistë hetimore është ajo e vrasjes për shkak të implikimit në trafikun e drogës dhe borxhet. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori