LAJMI I FUNDIT:

Më 27 nëntor bëhet rivarrimi i Heroit Ilir Konushevci

Më 27 nëntor bëhet rivarrimi i Heroit Ilir Konushevci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Halit Konushevcin, babain e Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se është vendosur që më 27  nëntor të këtij viti, që përkon me festën e flamurit, do të bëhet rivarrimi i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci dhe mjekut e bashkëluftëtarit të tij, Hazir Mala, në Varrezat e Dëshmorëve, në kryeqytetin e vendit, Prishtinë.


Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga nëntori i këtij viti do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, në një ceremoni që organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ilir Konushevci ishte një prej figurave të shquara dhe një prej prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori