LAJMI I FUNDIT:

Më 27-29 korrik, Kalimera Poetike në Ulqin

Më 27-29 korrik, Kalimera Poetike në Ulqin

Edicioni i 26-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike, që tani ka marrë emrin e Basri Çapriqit, do të mbahet nga data 27 deri më 29 korrik.

Tash një çerek shekulli “Kalimera Poetike” tubon emrat më të njohur të letërsisë shqipe dhe letërsive të vendeve të tjera nga rajoni dhe bota. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

Programi është si më poshtë

E premte, 27 korrik 2018
Hapja e manifestimit
Fjala përshëndetëse: Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”
Mbrëmje homazh për Basri Çapriqin
Flasin për krijimtarinë e autorit:
Akademik Ali Aliu, studiues i letërsisë,
Mr. Haxhi Shabani, studiues,
Sadik Bejko, shkrimtar.
Lexon vargje: Simon Shkreli, aktor
Moderator: Akademik Mehmet Kraja

E shtunë, 28 korrik 2018
Mbrëmje autoriale me poeten dhe skenaristen Natasha Lako
Flet për krijimtarinë e autores: Arian Leka, shkrimtar, studiues i letërsisë
Moderatore: Adriana Hoxha

E diel, 29 korrik 2018
Mbrëmje autoriale me poetin Salajdin Salihu
Flet për krijimtarinë e autorit: Lulzim Haziri, poet
Moderator: Hajredin Kovaçi

Mbyllja e manifestimit