Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, e ka vlerësuar këtë institucion si një nga arritjet më të mëdha të shtetit.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Policia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.


“Mirënjohje për gjithë pjesëtarët e Policisë për shërbimin ndaj Atdheut. Me respekt e nder të veçantë i kujtojmë ata që ranë në krye të detyrës”, shkruan Haradinaj.

Ai theksoi se në këto vite, policët e Kosovës kanë dëshmuar përkushtim dhe guxim në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik, duke shtuar se shteti ka për obligim t’u ofrojë kushte dinjitoze, në përputhje me misionin e rëndë dhe fisnik që mbajnë. /Telegrafi/