LAJMI I FUNDIT:

26 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes Jashari

26 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes Jashari

Sot bëhen 26 vjet nga sulmi i parë i forcave policore serbe në familjen Jashari në Prekaz.

Më 1991 shumë forca serbe, kishin mësyrë familjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, por që hasën në rezistencën e familjes Jashari, duke u detyruar të tërhiqen.


Për nderë të kësaj dite, Komuna e Skenderajt dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve e Valleve “SHOTA”, kanë organizuar disa aktivitete.

Në ora 14;30 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, kurse në ora 17:00 Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj do të mbahet një koncert simbolik. /Telegrafi/