Mëngjesin e 15 prillit, banorët e fshatit Sllovi të Lipjanit gjithmonë e nisin me vuajtje e kujtime duke bërë homazhe te varrezat e 45 familjarët e tyre, të cilët u vranë e u masakruan 26-vjet më parë nga forcat serbe.
Kjo masakër zgjati dy ditë më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, derisa kishte persona që i mungonin pjesë të trupit, ndërkohë forcat serbe ua dogjën edhe shtëpitë dhe gjithcka që shihni para syve.
Të mbijetuarit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, pasi që deri më tash vetëm një person serb është dënuar për këtë masakër.
Feim Ismajli, familjar i viktimave në Sllovi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se serbët ia vranë vëllain dhe djalin e axhës që ishin të mitur para syve të të gjithëve.
“Kam të vrarë vëllain Naserin që ishte i mitur sëbashku me djalin e axhës Hakiu, ishte një ngjarje mjaftë e dhimbshme sa i përket anës emocionale, por edhe mjaftë krenare sa i përket anës kombëtare pasi që në këtë fshatë më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, u vranë dhe u masakruan 45 civil të pa armatosur. Aty ka edhe shumë fëmijë të tjerë të mitur”, ka thënë Ismajli.
Sipas tij, atë ditë njerëzit nuk kanë ditur se ku të ikin, andaj forcat serbe kanë hyrë edhe nëpër shtëpi duke i maltretuar në forma të ndryshme.
“Po flas për vëllain tim dhe djalin e ashes të cilët kanë qenë sëbashku dhe ata janë ndaluar nga forcat serbe dhe janë vrarë. Atë ditë ka qenë moti me shi dhe borë, ndërkaq forcat serbe kanë ardhur dhe e kanë rrethuar fshatin. Fillimisht ata i kanë ndarë burrat nga gratë, dhe i kanë maltretuar në prezencë të fëmijëve, në mesin e tyre ka qenë edhe prindi im sëbashku me vëllain tim tjetrin i cili sot është i gjallë dhe ka arritur të mbijeton nga kjo masakër”,ka thënë më tej Ismajli.
Sipas tij të gjithë banorët e Sllovisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për këtë masakër.
“Deri më tash e kemi vetëm një person i cili është arrestuar dhe është dënuar me 20 vite, pastaj i është zbritur dënimi në 15 vite sipas ligjit aktual të Kosovës, por ne ende vazhdojmë të kërkojmë drejtësi sepse aty nuk ka qenë i involvuar vetëm një person por ka qenë një strukturë organizative e shtetit të Serbisë, ku kanë vra, masakru familjarë në Sllovi”, ka thënë më tej Ismajli.
Ai sugjeron gjeneratat e reja që të punojnë shumë për ngritjen e kapaciteteve të shtetit pasi që ky shtet është ndërtuar me sakrificë falë gjakut të dëshmorëve dhe të martirëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Trump: Kam filluar të mendoj se po më mashtron Putini

Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Brenda ceremonisë private të varrimit - Vatikani tregon se si u varros Papa Françesku

Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut