LAJMI I FUNDIT:

Lasko triumfon në Kampionatin Evropian 2024 të birrës nga LADbible – 24 vende pjesëmarrëse, 24 birra

Lasko triumfon në Kampionatin Evropian 2024 të birrës nga LADbible – 24 vende pjesëmarrëse, 24 birra

Dy tifozë anglezë të futbollit nga LADbible dhe adhurues të birrës, kanë bërë një test, duke marr 24 birra nga çdo vend pjesëmarrës në Euro 2024, duke e zgjedhur birrën më të mirë nga vendet përkatëse.

Dy “gjyqtarët” e birrës, testimin e saj e filluan sikurse që është faza e grupeve në Euro 2024, ku nga gjashtë grupe, kanë renditur birrat nga vendi i parë në të katërtin. Dy vendet e para shkuan në eliminim direkt, gjithashtu edhe birrat nga vendet e treta dhe në fund i përballën birrat në fazën e eliminimit direkt.

Më poshtë i gjeni grupet dhe birrat që janë marrë për tu testuar nga secili vend.



Grupi A: Krombacher (Gjermani), Feldschlosschen (Zvicër), Dreher (Hungari),  Tennent’s (Skoci).


Grupi B: Estrella (Spanjë), Birra Moretti (Itali), Birra Korça (Shqipëri), Ozujsko (Kroaci).


Grupi C: Lasko (Slloveni), Carlsberg (Danimarkë),  Jelen (Serbi), Carling (Angli).


Grupi D: Heineken (Holandë), Stiegl Weisse (Austri), Kronenbourg (Francë), Tyskie (Poloni).


Grupi E: Ursus (Rumani), Stella Artois (Belgjikë), Zlaty Bazant (Sllovaki), Lvivske (Ukrainë).


Grupi F: Efes (Turqi), Staropramen (Çeki), Super Bock (Portugali), Natakhtari (Gjeorgji).


Pas kësaj kanë shkuar në sistemin e eliminimit direkt, duke përballur birrën e një vendi me një birrë të një vendi tjetër.

Duke larguar nga çdo raund nga një birrë në fund arritën në finalen e madhe, ku Lasko nga Slovenia dhe Lvivske nga Ukraina mbetën të fundit.

Pas disa provave, dyshja angleze e zgjodhi Laskon nga Sllovenia si birrën më të mirë, duke e shpallur si Kampione Evropiane në garën e tyre.

“Duhet të jetë Lasko, një birrë fantastike, ndoshta mund të jetë birra më e mirë e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në histori të Kampionateve Evropiane…”, tha Matt. Për të gjithë ata që nuk e dinë, LADbible është një kompani britanike që krijon përmbajte në rrjetet sociale, dhe është një nga më të njohurat në botë.

Lasko rrugës kishe eliminuar në fazën e eliminimit direkt për të arritur në finale birra si” Ursus (Rumani), Estella (Spanjë) dhe Natakhtari (Gjeorgji). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Xavi i ka bërë të qarta ndjenjat e tij ndaj Man Utd teksa INEOS 'i bën thirrje' ish-trajnerit të Barcelonës

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigjja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Kalo në kategori