Igli Tola
Peshku thonë se qelbet nga koka, por vetëm të mendosh se ç’aromë kutërbon bishti kur koka është qelbur. E ngjarje si ajo e së dielës në afërsi të kompleksit Delijorgji janë “bishti” i shoqërisë sonë, që prej kohësh mbizotërohet nga “mrekullia” e së keqes në çdo aspekt.
Një shoqëri e rënë në koma: mosbesim total ndaj çdo strukture drejtuese, shumë perversitet dhe malinjitet në nivelin e funksionimit institucional, dhe që fatkeqësisht “tentakulat” e së keqes të depërtuara edhe brenda “strukturës” më të shenjtë që kishim, familjes. Mjafton të vëzhgosh dinamikën e një dite të zakonshme, nga momenti që çelim sytë në mëngjes e deri sa përfundojmë aktivitetin tonë ditor, për të kuptuar dhe bindur se jetojmë “anormalisht”, në një vend “anormal”. Ndryshe nga çdo banor tjetër në një vend perëndimor.
Zgjohesh në mëngjes, dhe sa provon të kalosh pragun e derës mund të ndodh të ndeshesh me një pirg mbeturinash që nuk janë pastruar prej ditësh; metrin katror të banesës e ke paguar mijëra euro, aq sa në Milano e Berlin, por ajo rruga e lagjes mbetet po njësoj, me gropa e tërë baltë dimrit; taksën për gjelbërimin i paguan, por pemët dhe parqet u kanë lënë vendin kullave që “mbijnë” përditë si kërpudhat pas shiut.
Siklet të jesh këmbësor, po aq siklet të kesh makinë, pasi trotuaret janë bërë njësh me rrugën dhe korsitë e biçikletave, aq sa nuk kupton ku fillon njëri e mbaron tjetri. Nëse ke një autoveturë, stres më vete të është bërë gjetja e parkimit, trafiku i çmendur në çdo orë të ditës, bllokimi i rrugës nga ‘çunat problematikë’ që nuk e kanë për gjë të parkojnë dysh apo tresh, apo edhe të ndalen në mes të rrugës për t’u përshëndetur me njëri-tjetrin. Si kalimtarë, “sfidat” janë po aq të larmishme: me frikë ecën edhe në trotuar, se mund të të shtypë ndonjë makinë “të forti” edhe aty; edhe pse nuk ke asnjë konflikt, mund të hash ndonjë “plumb qorr” teksa kthehesh për në shtëpi.
Çudia vazhdon në ambientin e punës. Sheh çdo ditë punonjës të rinj, sepse “Partia”/Zyra e Punës rekruton militant përditë se u duhen për vota. Një rreth vicioz i frikshëm, duhen vota për të siguruar pushtet, duhet pushtet për të mbledhur vota. Në shumicën e rasteve do të duhet të pranosh të drejtohesh nga injorantë, sepse shumica e tyre të tillë janë, ndërkohë do të duhet të jesh i vëmendshëm që të mos jesh ekzekutuesi i dëshirave të shefit për të shkelur ligjin që të mos përfundosh në burg, por ndërkohë të duhet të ruash vendin e punës. Megjithatë, kjo është gjysma e së keqes se rrethanat mund të eskalojnë aq keq, sa pa pritur e papandehur je shkarkuar nga puna, pa ndonjë arsye, thjesht se pozicioni yt i duhet drejtorit apo ministrit për t’i bërë qokë ndonjë truthari (ose pa tru fare).
Normalisht, përshkrimi i gjithë ekstrenaliteteve që kemi si shoqërori do të ishte detyrë e pamundur që vazhdon pafundësisht, por edhe kaq sa konstatuam janë mjaftueshëm që të bindemi se kemi thyerje/deformime tejskajshmërisht të thella: ku pak ose thuajse asgjë nuk është në vendin, kohën dhe as bërë në mënyrën dhe as nga njerëzit e duhur. Shkaqet që na kanë sjellë deri këtu janë të larmishme, por shkaku primar mbetet injoranca, shndërrimi i saj në virtyt kombëtar. Injoranca, pjellë e politikës dhe e mënyrës së qeverisjes gjatë gjithë këtyre viteve, stimuluar nga dërrmimi i sistemit të edukimit, kriminalizimi i shoqërisë, përdorimi si etalon matës suksesi të parave të fituara nga korrupsioni e krimi etj.
E, kur injoranca bëhet mazhorancë, fillon të uzurpojë drejtimin dhe tenton të marrë “frerët” socialë në duar; aty nuk ka më vend për kulturë, edukatë, moral e përgjegjshmëri, aq më pak për vlera demokratike e shtet ligjor. Injoranca, bashkë me injorantët bëhen leva që vënë në lëvizje mekanizmin normal social, ku si imput shërben “skllavërimi” i mëtejshëm i popullit dhe outputi është fabrikimi i një shoqërie të frustruar dhe deformuar.
Në fund të një dite të lodhshme, në darkë ikën për shtëpi pasi ke pirë kafen te lokali i lagjes, që ka për pronar nipin e X drejtori, e ku muzika tallava është në kupë të qiellit gjatë gjithë ditës. Ulesh para televizorit të dëgjosh lajmet e ditës. Fillim e mbarim ka vetëm politikë e kronikë të zezë: X vrau Y … burri theri gruan e tij … u asgjësuan kaq rrënjë kanabis … kaq arka me banane u bllokuan se ishin të mbushura me kokainë nga Ekuadori … u dha vendimi i Gjykatës për vrasësin e X … u kap i shumëkërkuari nga Interpoli … u hodh nga kati i pestë i pallatit … tri aksidente me pasojë humbje jete … etj. Dhamë edicionin e lajmeve. Në fund të një dite si kjo, hajde fli po deshe dhe gjej motiv të zgjohesh përsëri nesër që të vijosh të njëjtin kalvar si sot. Sepse, fatkeqësisht këto 30 vjet e më shumë ia kemi dalë me sukses të prodhojmë vetëm: kanabis, korrupsion, krim e injorancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame