LAJMI I FUNDIT:

Më pak se 24 orë nga samiti më i madh madh i BNj në Kosovë “PowerToHR”

Më pak se 24 orë nga samiti më i madh madh i BNj në Kosovë “PowerToHR”

Kanë mbetur edhe 24 orë para se të hapet zyrtarisht samiti më i madh i Burimeve Njerëzore “PowerToHR” që po organizohet nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob.

Tema të ndryshme që lidhen me botën e punësimit dhe Burimeve Njerëzore do të kenë një adresë ku do të shtjellohen nga zërat që e sundojnë këtë industri. Më 22 shkurt duke filluar nga ora 09:45 hapet zyrtarisht edicioni i dytë i “PowerToHR”, ku të pranishmëve do tu drejtohet themeluesi dhe udhëheqësi i KosovaJob dhe HumanPower, Arion Rizaj.

Tri fjalime me folëse të spikatura e panele me tema sfiduese nën moderimin e Serdzan Arnautovic – ish menaxher i rekrutimit në META. “PowerToHR” që po i pret 300+ pjesëmarrës po sjell në Kosovë, Katrine Collier – autoren dhe folësen globale që u bë e njohur me librin e saj shume të shitur “The Robot-Proof Recruiter”. Si folëse kryesore do tu drejtohen të pranishmëve edhe Maud Durand me një përvojë të gjatë në kompaninë Meta/Facebook dhe Oana Iordachescu nga Booking. Ato do të trajtojnë tema për tërheqjen e talenteve në një treg  garues dhe se si të lundrojmë drejt të ardhmes në kohën digjitale. Tema të ngjashme do të diskutohen edhe me dy panelet që bëjnë bashkë profesionistë të BNj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kaltrina Lloncari, shqiptarja që punonë në Merdes Benz dhe vjen nga Belgjika.

Platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob që ka sjell inovacion në fushën e punësimit dhe shërben tash e një dekadë si urë lidhëse mese punonjësve dhe punëdhënësve po e bën edhe një hap më tutje. Përgjatë samitit do të prezantohet produkti i saj më i ri duke hapur një kapitull të ri në rekrutim me Inteligjencën Artificiale.

Përtej diskutimeve, të pranishmit i presin dhe shumë befasi, kafe, ushqim, lojëra argëtuese dhe muzikë. Një aventurë e paharruar në botën e HR-it vjen për të gjithë ata që nëpërmjet “PowerToHR” kanë vendosur të zbulojnë të ardhmen e tyre në këtë industri.

“PowerToHR” filloi me edicionin e parë në vitin 2023, ku arriti të mbledhë në Klan Arena 356 pjesëmarrës duke u ofruar përvoja të reja dhe mundësi të rrjetëzimit. Me edicionin e dyti po shndërrohet në një event tradicional për të cilin profesionistët e HR-it para shumë kohe e kanë rezervuar datën!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori