LAJMI I FUNDIT:

Më 23 tetor në Prishtinë protestohet kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë

Më 23 tetor në Prishtinë protestohet kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë

Më 23 tetor në Prishtinë do të mbahet protestë paqësore kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginë.

Në njoftim thuhet se protesta do të fillojë me marshimin e protestuesve nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar i Kosovës.


“Ju njoftojmë se më datë 23 Tetor 2023 me fillim nga ora 11:00, mbahet protestë paqësore kundër politikave agresive të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc”, thuhet në njoftim.

Organizatorët e protestës, Linda Shaqiri, Hysen Aliu dhe Zenel Krasniqi kanë bërë thirrje për dalje në protestë. /Telegrafi/