LAJMI I FUNDIT:

203 vjet nga pushtimi i Washingtonit dhe djegia e Shtëpisë së Bardhë

203 vjet nga pushtimi i Washingtonit dhe djegia e Shtëpisë së Bardhë

Më 24 gusht 1814, trupat britanike dogjën rezidencën e presidentit amerikan, e cila akoma nuk njihej me emrin Shtëpia e Bardhë. Ata dogjën gjithashtu edhe Kapitolin, si dhe shumë ndërtesa të tjera qeveritare në Washington.

Pushtimi dhe djegia e kryeqytetit përfaqësonte humbjen më serioze që pësuan Shtetet e Bashkuara në luftën e vitit 1812 me Anglinë.

Këto zhvillime ishin rezultat i konflikteve lidhur me lirinë e ujërave detare. Britanikët ishin në luftë me francezët dhe po u prisnin rrugën anijeve tregtare amerikane, të cilat mendohej se dërgonin mallra në Francë.


Kur anijet e Marinës Mbretërore ndalonin anije amerikane, nganjëherë ata i detyronin anëtarët e ekuipazhit amerikan të bashkoheshin me Marinën Britanike. Kishte raste kur sekuestrohej ngarkesa e anijes, megjithëse mund të mos ishte nisur për në Francë.

Qeveria amerikane tha se akte të tilla përbënin shkelje të lirisë së përdorimit të ujërave detare dhe u angazhua në luftë për të mbrojtur anijet tregtare amerikane si dhe lirinë e lëvizjes së anijeve amerikane në rrugët detare.

Lufta e vitit 1812 zgjati deri në nënshkrimin e një traktati për paqe në dhjetor të vitit 1814, i cili u ratifikua nga Senati Amerikan në shkurt të vitit 1815.

Sipas kushteve të traktatit, secila palë do të tërhiqej nga territoret e pushtuara dhe çdo gjë do të kthehej pak a shumë në gjendjen e para luftës. Pas përfundimit të luftës ndërmjet Britanisë dhe Francës, mosmarrëveshjet që kishin çuar në shpërthimin e luftës së vitit 1812, u fashitën.

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan t’i zënë në befasi ukrainasit duke i sulmuar me automjete civile, pendohen rëndë ushtarët e Putinit

Rusët tentuan t’i zënë në befasi ukrainasit duke i sulmuar me automjete civile, pendohen rëndë ushtarët e Putinit

Evropa
Vuçiq kishte tentuar të hynte me emër të rremë në darkën e republikanëve

Vuçiq kishte tentuar të hynte me emër të rremë në darkën e republikanëve

Serbia
E shqelmojnë në rrugët e Lubjanës, në një moment ngritët në këmbë dhe fillon të shtie mbi ta me armë

E shqelmojnë në rrugët e Lubjanës, në një moment ngritët në këmbë dhe fillon të shtie mbi ta me armë

Sllovenia
Studentët e të gjitha universiteteve në Serbi kërkojnë shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Studentët e të gjitha universiteteve në Serbi kërkojnë shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Serbia
Forcat Ajrore të Ukrainës publikojnë videon e programuesit që rrëzoi raketën ruse Kinzhal

Forcat Ajrore të Ukrainës publikojnë videon e programuesit që rrëzoi raketën ruse Kinzhal

Evropa
Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani

Evropa
Kalo në kategori