Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), është duke e përgatitur procesin për përdorimin e teknologjisë 5G. Teknologji kjo e cila mundëson konsumatorët që të kenë internet më të shpejtë për gati 100 herë sesa e përdorin aktualisht.
Por për aplikimin e teknologjisë 5G, në Kosovë, operatorëve IPKO dhe Vala u mbetet që të investojnë në teknologji të reja, si dhe në breza frekuencor përkatës për 5G.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se janë duke e përgatitur procesin për implementimin e teknologjisë 5G.
“Ne jemi duke e përgatitur procesin për të dhënë resurse frekuencore të cilat mund të përdorën edhe për 5G. Këtë e kemi planifikuar ta përfundojmë deri në mars të vitit 2019”, ka treguar ai.
Sipas tij, ARKEP nuk i kufizon operatorët telefonik, për të implementuar teknologji të larta, shkruan Telegrafi.
“5G është teknologjie lartë, e ARKEP-i nuk i limiton në teknologji operatorët, sepse ata edhe me ligj kanë të drejtë të përdorin çdo lloj teknologjie. Por megjithatë, ata kanë nevojë për frekuenca shtesë”, ka thënë kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi.
Kurse në kompaninë IPKO kanë thënë se janë të gatshëm teknikisht për të aplikuar teknologjinë 5G.
Zëdhënësja e IPKO-s, Edona Zogu tha për Telegrafin se janë kompani udhëheqëse në inovacion dhe në prezantimin e teknologjive të reja në tregun Kosovar.
“Prandaj është më se e qartë që në 2019 do të jemi teknikisht të gatshëm për teknologjinë 5G. Siç e dini, IPKO mbetet e para që ka prezantuar teknologjitë 3G dhe 4G në Kosovë. IPKO gjithnjë punon në përmbushjen e nevojave të konsumatorëve të saj dhe kërkesës së përgjithshme në treg. Teknologjia 5G premton të ndryshojë jetët tona, duke lidhur gjithçka përreth nesh në një rrjet që është 100 herë më i shpejtë se ekzistuesi në telefonin mobil dhe shumëfish më i shpejtë se ekzistuesi i internetit në shtëpi apo ndryshe i njohur edhe si interneti fiks. Përderisa teknologjia 3G dhe 4G kishte të bënte me lidhje më të shpejta, evolucioni në teknologjinë 5G është shumë më shumë se kaq. Kombinimi i shpejtësisë dhe mbulueshmërisë mund të hapë një dritare të re drejt trendeve të tjera të teknologjisë, duke nxitur teknologjinë e realitetit virtual dhe pajisjeve të mençura”, tha ajo.
Zëdhënësja e IPKO-s, Edona Zogu, ka thënë se aplikimi i teknologjisë 5G, është i kushtueshëm si dhe varet nga planifikimet e ARKEP-it për shpërndarjen e brezave frekuecor të 5G-së dhe tarifove të saj.
“Nëse çmimi i brezit frekuencor 5G do të jetë po aq i lartë sa është momentalisht, atëherë kjo i bie që popullata e Kosovës mund edhe të privohet nga përdorimi i teknologjisë së re. Prandaj aplikimi i teknologjisë 5G, po aq sa është çështje e gatishmërisë teknologjikë, e një rëndësie të njëjtë është edhe çështja e tarifikimit apo çmimit të brezave frekuencor”, tha Zogu.
Ndërkaq në operatorin publik mobil Vala, nuk janë deklaruar rreth aplikimit të teknologjisë 5G edhe pse Telegrafi u ka dërguar pyetje zyrtarëve të kësaj kompanie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Përgatituni për suksesin në 2025, shqiponjat drejt suksesit, Zurich – Zvicër
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit