LAJMI I FUNDIT:

200 vite legjendë, Lasko e feston ditëlindjen në qiellin e Prishtinës

200 vite legjendë, Lasko e feston ditëlindjen në qiellin e Prishtinës

Në Prishtinë, ku festat marrin jetë në çdo cep, edicioni i sivjetmë i BeerFest Kosova u kthye në një ngjarje të paharrueshme.

Kjo pasi, Lasko – marka legjendare e birrës, u përkujdes që të sillte energji dhe shije për të rinjtë e të rejat që po shijonin muzikën e gjallë.

Në nder të 200 vjetorit të markës, momenti kulmor ishte lansimi i Air Balonit të Lasko në qiellin e Prishtinës, fluturim që solli atmosferë elektrizuese për publikun duke sfiduar dimensionet e së zakonshmes, e që do të ndodh në çdo mbrëmje përgjatë festivalit.

Në natën e parë, të gjithë të pranishmit patën mundësinë të përjetojnë këtë ndjenjë të papërshkrueshme, një ndjenjë që na rikujton se gjithçka është e mundur kur shikojmë përtej horizonteve të përditshme.

Lasko, si sponsor i përgjithshëm i BeerFest Kosova, e transformoi këtë festival duke i dhënë ngjyra të reja dhe duke krijuar një panoramë magjike në çdo cep të tij.

Me një histori dy shekullore, Lasko nuk është vetëm një shije birre, por një brend që bashkon njerëzit, që krijon kujtime dhe që përjeton jetën në mënyrën më festive të mundshme.

Çdo gotë birrë Lasko që po servohet gjatë festivalit është një ftesë për të festuar jetën, për të ndarë momente me miqtë dhe për të krijuar kujtime të reja që do të zgjasin një jetë të tërë.

Lasko, me përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe traditës, vazhdon të mbetet një ikonë e vërtetë e birrës, duke qenë gjithmonë pranë adhuruesve të saj, në çdo moment të rëndësishëm.

Le të ngremë një gotë për Lasko dhe të presim me padurim aventurat dhe kujtimet që do të sjellë e ardhmja!

Beerfest Kosova, festivali më i madh i birrës dhe muzikës live në vend, ka filluar të shtunën (14 qershor) dhe do të mbyllet sonte (17 qershor).

Në trend Ekonomi

Më shumë
Korriku vjen më i freskët se kurrë më parë nga Auto Mita: 8.000€ subvencion për Renault Austral Full Hybrid

Korriku vjen më i freskët se kurrë më parë nga Auto Mita: 8.000€ subvencion për Renault Austral Full Hybrid

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Bitcoin thyen rekord të ri - kalon vlerën prej 113 mijë dollarësh

Bitcoin thyen rekord të ri - kalon vlerën prej 113 mijë dollarësh

Botë
Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Botë
Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Ekonomi
Kalo në kategori