“A e sheh banka juaj botën njëlloj si ju?” është pyetja që ProCredit Bank e bën në fushatën e re me rastin e 20 viteve të ekzistencës në tregun e maqedonas dhe që hap horizonte të reja. Me anë të sloganit “Shembull i përgjegjësisë”, ProCredit nëpërmjet shembujve personalë tregon se përgjegjësia shoqërore nuk është vetëm një donacion i madh, por parim i sistematizuar i punës që gërshetohet nëpërmjet praktikave të përgjegjshme të përcaktuara konkretisht.
Nëpërmjet parimit të përgjegjshëm të punës, ProCredit Bank jep shembull të vlerave të mirëfillta, të cilat shpesh në garën për fitim harrohen. Duke u fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm, banka mund të krenohet me përfaqësimin më të lartë të një portofoli eko në sektorin bankar me 20% dhe 150 investime në impiante fotovoltaike, duke treguar me shembull se natyra ka rëndësi.
ProCredit Bank, qysh nga fillimet e saj, është bankë e orientuar drejt zhvillimit, ndaj me fokusin e saj në mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, gjatë 20 viteve të fundit ka arritur të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë vendase, mbështetje për eksportet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Përkushtimi ndaj bizneseve është i dukshëm edhe në shifra – 90% e portofolit kreditues së bankës është orientuar pikërisht kah ky sektor.
Por përgjegjësia e bankës njihet ndoshta më së miri nëpërmjet gatishmërisë së saj për të hequr dorë nga një profiti plotësues, në emër të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë. Prandaj, nëpërmjet një liste të përcaktuar rreptësisht e bizneseve që i shkaktojnë dëme mjedisit jetësor ose shoqërisë, ProCredit i shpall në mënyrë transparente bizneset që nuk i financon, si aktivitete ndërtimi në parqe kombëtare, gërmime të xeheve, kazino dhe pika bastesh, kompani që prodhojnë plastikë për një përdorim etj. Në këtë mënyrë, banka jep një shembull pozitiv duke e ndjekur rregullin se ajo që e bëjmë për të mirën tonë duhet të jetë po aq e mirë edhe për të ardhmen!
ProCredit, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, i udhëzon klientët e saj drejt zgjidhjeve të zgjuara për vendimet e tyre financiare, duke besuar në idenë se më pak, më me mençuri dhe më me përgjegjësi mund të jetë më mirë. Duke e promovuar kulturën e kursimit para konsumerizmit – ProCredit Bank në portofolin e saj nuk mbështet,nuk promovon dhe nuk ofron kredi konsumatore të pa dedikuara.
“Jemi krenarë që jemi liderë në praktikat e përgjegjshme dhe qëndrueshmëri në sektorin bankar, me një përkushtim të fortë ndaj klientëve tanë dhe komunitetit në të cilin punojmë. Nëpërmjet veprave tona investojmë në zhvillimin afatgjatë të ekonomisë, shoqërisë dhe ekologjisë, e cila është me rëndësi të veçantë për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. Përballë sfidave të sotme, ne besojmë se ky parim i punës bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në periudhën në vijim, ndërsa kjo na motivon të përkushtohemi edhe më shumë dhe të punojmë në mënyrë aktive për atë. Fokusi ynë kryesor vazhdon të jetë ndikimi pozitiv në shoqëri, por në të njëjtën kohë synimi ynë është që nëpërmjet shembullit tonë të inkurajojmë diskutimin dhe veprimin për një temë që është e rëndësishme për të gjithë, jo vetëm për bankat. Duke e festuar 20 vjetorin tonë, shprehim mirënjohje për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë për besnikërinë dhe mbështetjen e tyre. Vazhdojmë të ecim me përgjegjësi së bashku në dekadat e ardhshme që janë përpara nesh!” thanë nga ProCredit Bank.
Duke ofruar shërbim bankar profesional dhe të plotë, ProCredit Bank e ka vërtetuar besimin e klientëve, të cilët e zgjedhin ProCredit si zgjedhjen e tyre të parë, në radhë të parë për shërbimin cilësor, por edhe për faktin se kanë qenë sinonim i transparencës, stabilitetit, inovacionit dhe i gjithëpërfshirjes për 20 vjet.
E fokusuar tek ju dhe nevojat tuaja, ProCredit vazhdon të veprojë si bankë, e cila vendos standarde për qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe etikë, rritje dhe zhvillim pozitiv ekonomik dhe me fokus të fortë në investimet e gjelbra dhe digjitalizimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës