Përballja e sivjetme mes dy ekipeve angleze, Chelseat dhe Manchester United, do të jetë edhe finalja e tretë mes dy ekipeve nga i njëjti vend. Mirror.co.uk ka bërë një listë të 20 fakteve, të cilat sportdashësit duhet t’i dinë rreth finales së kësaj gare më të rëndësishme evropiane.
1. Reali Madrid është klubi më i suksesshëm në Ligën e Kampioneve. Ekipi spanjoll e ka fituar 9 herë trofeun, së fundi në vitin 2002.
2. Në fillim të kësaj gare, Real Madridi ka fituar në radhë pesë titujt e parë (nga viti 1956 deri në vitin 1960).
3. Celtic ishte klubi i parë britanik që fitoi Kupën e Kampionëve (siç është quajtur aso kohe Liga e Kampionëve), dhe këtë e bëri në vitin 1967.
4. Po atë vit, Celtic u bë formacioni i vetëm që fitoi katër trofe brenda një sezoni. Krahas Ligës së Kampionëve, ekipi skocez i fitoi edhe të gjithë trofetë vendore.
5. Celtic është gjithashtu një nga tre ekipet fituese, lojtarët e të cilit formacion janë lindur në të njëjtin vend, pra të gjithë skocezë. Dy formacionet e tjera janë Real Madridit (1965-1966, të gjithë spanjollë) dhe Steaua Bukuresht (1986, të gjithë rumunë).
6. Të gjithë lojtarët e skuadrës së Celticut janë lindur në një zonë me një reze gjeografike prej 15 kilometrash larg njëri-tjetrit.
7. Nottingham Forest është i vetmi klub që ka fituar Ligën e Kampionëve më shumë se sa që ka fituar kampionate në ligën angleze. Ky ekip ka fituar dy Liga Kampionesh kundrejt një kampionati anglez.
8. Kur Manchester United e fitoi këtë Kupë, në sezonin 1998-1999, ishte edhe fituesi i parë i turneut, që nuk kishte fituar kampionatin vendor (apo Ligën e Kampioneve) një sezon më parë.
9. Ekipi i fundit që arriti ta mbrojë me sukses trofeun ishte Milani. Skuadra italiane e fitoi në vitin 1989 dhe në vitin 1990.
10. Nëse formacioni i Avram Grant do të ngrejë trofeun në Moskë, trajneri do të behët izraeliti i parë (qoftë ky trajner apo lojtar) që fiton Ligën e Kampioneve.
11. Stadiumi Wembley ka pritur pesë finale të Ligës së Kampioneve: 1963, 1968, 1971, 1978 dhe 1992, më shumë se çdo stadium tjetër.
12. Athina është i vetmi qytet që është përfaqësuar me tre ekipe: Olympiakos, Panathinaikos dhe AEK në një sezon të Ligës së Kampioneve.
13. Sulmuesi i Realit të Madridit, Raul Gonzales është shënuesi më i mirë i kësaj gare, me 61 gola të shënuar deri më tani.
14. Marcello Lippi është trajneri që ka arritur katër herë në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe këtë e ka bërë me Juventusin në vitet 1996, 1997, 1998, dhe 2003, më shumë se çdo trajner tjetër.
15. Clarence Seedorf është i vetmi lojtar që ka fituar trofeun me tre ekipe të ndryshme: Ajaxin (viti 1995), Real Madridin (viti 1998) dhe Milanin (viti 2003 dhe 2007).
16. Hernan Krespo është i vetmi lojtar që ka shënuar në Ligën e Kampioneve me pesë ekipe të ndryshme: Parma, Lazio, Inter, Chelsea dhe Milan.
17. Goli më i shpejtë në Ligën e Kampioneve është shënuar pas 10 sekondash nga holandezi Roy Makaay kur luante për Bayern Munichun, gjatë ndeshjes kundër Real Madridit në vitin 2007.
18. Mike Newell, nga ekipi anglez Blackburn, ka realizuar edhe hat-trickun më të shpejtë, brenda nëntë minutash kundër norvegjezëve të Rosenborgut në sezonin 1995-1996.
19. Paolo Maldini, është i vetmi lojtar që ka luajtur në finalet e Ligës së Kampioneve në tre dekada të ndryshme.
20. Finalistët nga i njëjti vend janë: Dy ekipet spanjolle Real Madrid dhe Valencia në finalen e luajtur në Paris në vitin 2000; ekipet italiane Milan dhe Juventus në vitin 2003 në Manchester dhe këtë vit, dy ekipet angleze, Manchester dhe Chelsea, që ndeshen në Moskë. /albaniasport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë