2 Ton publikon këngën e re "Kohën"

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
"Kohën" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Buja Beats është producent i kësaj kënge, vijën melodike të së cilës e ka realizuar vet 2 Ton, i cili ka shkruar gjithashtu edhe një pjesë të teketit, në bashkëpunim me Reyn.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.
2 Ton përndryshe vjon të jetë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/10/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































