LAJMI I FUNDIT:

BALFIN Group rrit fondin e pagave me 2.5 milionë euro në vit, përfitues janë rreth 5,000 punëtorë

BALFIN Group rrit fondin e pagave me 2.5 milionë euro në vit, përfitues janë rreth 5,000 punëtorë

Janë rreth 5,000 punëtorë të BALFIN Group që do të përfitojnë nga fondi i rritjes së pagave, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së inflacionit.

Departamenti i Burimeve Njerëzore në BALFIN Group thotë se vendimi është marrë për si reagim për situatën e krijuar nga rritjet e çmimeve dhe për t’iu gjendur pranë punonjësve të shoqërive të grupit.

Rritja e pagës do të jetë në dy ndarje, ku ata që kanë pagesën më të ulët do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe.


Për punonjësit paga bruto e të cilëve është deri në 1,000 për qind rritja do të jetë 7 për qind, ndërsa për punonjësit të cilët paga bruto është mbi 1,000 euro rritja do të jetë 5 për qind.

Si rrjedhojë e këtij vendimi të Bordi Drejtues i Grupit BALFIN, fondi i pagave do të rritet me 2.5 milionë euro në vit dhe përfitues janë rreth 5,000 punonjës.

Kjo nuk është hera e parë që Grupi BALFIN ndërhyn për t’iu gjendur pranë punonjësve.

Në vitin 2019, ndihma e grupit jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për punonjësit e tij të prekur nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, ishte në forma të ndryshme dhe direkte.