18-vjeçari i zhdukur në Brod të Shtërpcës gjendet i vdekur

I riu 18-vjeçar nga fshati Brod i Shtërpcës, i cili më herët ishte raportuar i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim–Shpëtim.
“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod - afër shtëpisë së tij”, deklaruan nga Shoqata.
Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat e mëtejshme hetimore për të sqaruar rrethanat e vdekjes së të riut. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































