LAJMI I FUNDIT:

17 vjet nga vdekja e Rugovës, Abdixhiku: Sot e ndjejmë mungesën e urtësisë, politikës dhe vizionit të tij

17 vjet nga vdekja e Rugovës, Abdixhiku: Sot e ndjejmë mungesën e urtësisë, politikës dhe vizionit të tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova për të nderuar figurën e tij, 17 vjet pas vdekjes së tij.

Abdixhiku në një prononcim për media tha se presidenti Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve.

“Sot më 21 janar, shënojmë dhe nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Tani e 17 vite s’është mes nesh, por gjurmët e tij dhe trashëgimia e tij politike vazhdon të jetë qenësore dhe për ne dhe qytetarët e Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik i Lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve. Ishte shqiptari më i madh i historisë së popullit të Kosovës, dhe përpjekja e tij angazhimi për liri dhe pavarësi ishte suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vet popullit të Kosovës”, ka thënë ai.


Po ashtu i pari i LDK-së u shpreh se sot e ndjejnë mungesën e urtësisë së tij, politikës dhe vizionit të tij për një Kosovë demokratike.

“Për një Kosovë që është që është e ndërlidhur ngushtë me rrugëtimin euroatlantik në përpjekjen e saj kolektive drejt së ardhmes. Lavdi jetës dhe veprës së presidentit Rugova”, tha ndër të tjera Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori