LAJMI I FUNDIT:

17 kg kokainë e pastër nga Amerika Latine me destinacion Athinën, bien në pranga dy shqiptarë

17 kg kokainë e pastër nga Amerika Latine me destinacion Athinën, bien në pranga dy shqiptarë
Foto: Ilustrim

Departamenti grek i anti drogës në bashkëpunim me Dean Amerikane kanë bërë të mundur bllokimin e një sasie prej 17 kg kokainë e pastër që kishte destinacion Athinën.

Sipas njoftimit të policisë greke, organizata tentoi ta importonte lëndën narkotike nëpërmjet Amerikës Latine me destinacion të ndërmjetëm një aeroport evropian, por sipas burimeve nga blutë e Athinës, agjentët e shërbimeve greke ishin njoftuar në kohë për këtë tentativë, raporton tch.

Kështu, sapo 30 vjeçari J.S i datëlindjes 1995 i dënuar edhe më parë për trafik droge, zbriti nga avioni dhe tërhoqi dy valixhet e tij, u ndoq në distancë prej policisë.


Pak metra jashtë daljes së aeroportit të Athinës ai u pa të takojë shtetasin shqiptar P.K. i datëlindjes 1997 dhe të dy së bashku kanë hipur në automjetin e këtij të fundit.

Policia ndërhyri duke i prangosur menjëherë.

Prej kontrollit të valixheve rezultoi se brenda tyre ndodheshin 16 pako kokainë me peshë 17 kg kokainë e pastër, një celular dhe shuma prej 590 euro cash.

Mbas verifikimeve u vërtetua edhe prezenca e një shtetasi tjetër shqiptar me inicialet A.S. por që nuk u arrestua dhe është shpallur në kërkim.

Burime policore thanë se dyshohet se organizata e ka kryer edhe herë të tjera këtë lloj trafiku por në sasi më të vogël droge.

Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Lajme
Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Lajme
Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

Lajme
Ligji për Qeverinë duhet të korrigjohet, thonë analistët

Ligji për Qeverinë duhet të korrigjohet, thonë analistët

Lajme
Kalo në kategori