“15 mijë vdekje për 5760 minuta futboll” – tifozët në Bundesliga sulmojnë Kupën e Botës që mbahet në Katar

Ndonëse konsiderohen si rivalë të mëdhenj, tifozët e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund dërguan një mesazh të ngjashëm gjatë ndeshjeve sot, për Kampionatin Botërorin që do të mbahet në Katar.
Tifozët e Borussias, të cilët ishin sot në stadiumin e tyre dhe ndoqën fitoren 3-0 ndaj Bochumit, kishin një pankartë të madhe "Boykoto Qatar 2022" në të gjithë pjesën e poshtme të tribunës, ndërsa tifozët e Bayern Munich, të cilët po ndiqnin ndeshjen kundër Hertha Berlinit, kishin sloganin: "15 000 te vdekur për 5760 minuta futboll. Turp të keni".
Arsyeja e pakënaqësisë së tyre është shumë e thjeshtë dhe të dy e konsiderojnë të turpshme që të mbahet gara më e madhe e futbollit në botë në një vend ku shkelen të drejtat “më elementare” të njeriut.
Mesazhe të forta për Katarin dhe Botërorin që do të nisë së shpejti, vijnë shpesh nga Gjermania, por lëvizja e sotme e tifozëve të Borussia dhe Bayern tërhoqi vëmendje të veçantë në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë e bën edhe tifozët e klubeve tjera, duke publikuar pankarta të njëjta.
Fatkeqësisht për ta, vështirë se mund të ndryshojnë diçka në këtë moment, aq më tepër që fillimi i Botërorit po afrohet.
Kujtojmë se FIFA u dërgoi një letër të gjithë pjesëmarrësve të Kupës së Botës në Katar, e cila fillon më 20 nëntor, në të cilën u bën thirrje pjesëmarrësve të fokusohen në futboll dhe të mos lejojnë që të përfshihen në ideologji apo betejat politike.
Nga ana tjetër, tifozëve nuk mund t'u sugjeroj se si do të sillen.
Kupa e Botës në Katar fillon më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2022. /Telegrafi/



















































