LAJMI I FUNDIT:

“Filozofia politike e Ukshin Hotit, e tejkalon mendimin e botës akademike shqiptare sot”

“Filozofia politike e Ukshin Hotit, e tejkalon mendimin e botës akademike shqiptare sot”

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka marrë pjesë në një organizim në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit”.

Në kuadër të orës letrare që u mbajt në vendlindjen e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe, të pranishëm ishin poetët të cilët lexuan disa nga krijimet e tyre.


Zëvendësministri Hoti me këtë rast tha se “Ukshin Hotin ai nuk e ka mbrojtur çështjen shqiptare vetëm nga të qënit vetë shqiptar, por ngase ndjeu pafundësisht detyrën për mbrojtje të nevojave të shqiptarëve për liri dhe të drejta”.

“Ndër çështjet më të rëndësishme për Ukshin Hotin ka edhe qenë shkollimi i brezit të ri. Ai ishte i pari që hodhi idenë se republikat shqiptare duhet të konsolidohen në një shtet, si dhe i dha jetë lirisë paqësore dhe krahut të luftës. Veprimtari Hoti me të drejtë konsiderohet si profet i të drejtave dhe lirive shqiptare, ngaqë ka punuar fortë dhe me përkushtimin për arritjen e tyre. Filozofia politike e Ukshin Hotit e tejkalon mendimin e botës akademike shqiptare sot”, tha ai.