LAJMI I FUNDIT:

Trump do të takohet me kongresistët republikanë

Trump do të takohet me kongresistët republikanë

Donald Trump, kandidati presidencial i supozuar i Partisë Republikane në SHBA, do të takohet më 12 maj me liderët kongresistë të partisë së tij në Uashington.

Përderisa lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka ofruar mbështetje për miliarderin republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan, e ka distancuar veten nga Trumpi dhe ka refuzuar ta përkrahë atë.


Ryan u tha dje gazetarëve të gazetës “Journal Times”, në shtetin e tij Uinskonsin, se nuk ka arsye që të shtiren për “unitet” të partisë, përderisa një gjë e tillë nuk ekziston.

“Nëse ne vazhdojmë të pretendojmë se jemi të bashkuar, atëherë do të jemi të përgjysmuar këtë vjeshtë”, ka thënë Trump.

Në përpjekje për ta shmangur një konflikt të hapur me Trumpin, Ryan i ka thënë gazetës se ai është i gatshëm të tërhiqet nga roli tradicional i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, që është kryesues i Konventës Kombëtare të Republikanëve, që mbahet në korrik, nëse Trumpi e kërkon një gjë të tillë.

“Do të bëj çka do që do ai, për ta respektuar Konventën”, ka thënë Ryan.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori