“14 vite punë për të debutuar nga moshat e reja në Superligë” – Zogaj rrëfen për ngritjen në karrierë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Bekim Zogaj – ish-gjyqtari i njohur ndërkombëtar, i cili për herë të parë ndan rrëfimin e tij të plotë: nga një futbollist i zakonshëm pa shumë perspektivë, në një nga emrat më të respektuar të gjykimit në rajon. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Fillimisht Zogaj rrëfen për procesin nëpër të cilin ai kaloi në karrierën e tij deri në momentin kur u afirmua si gjyqtar në Superligën e Zvicrës.
“Deri në Superligë kanë shkuar diku prej 99’ deri në 2013, gati 14 vite domethënë kam marr pjesë edhe jam angazhuar nëpër krejt Zvicrën, nëpër liga rajonale, kam shkuar prej Winterthurit në Gjenevë, shkallë-shkallë”.
Tutje, ai shpjegon testet nëpër të cilat gjyqtarët duhet të kalojnë si dhe shpjegon pasojat në rast se dështojnë në ato teste.
“E kemi pasur atëherë, kur kemi qenë në grupin e talentave, i kemi pasur katër testime në vit domethënë normat fizike, mandej rregullat dhe video-testet dhe të gjitha duhet me i dhënë”.
“Nëse nuk i jep dy norma radhazi, atëherë përjashtohesh. Është ashtu edhe në Superligë apo në akademi në Zvicër e kemi, nëse një gjyqtar i ri apo në futbollin profesional nuk i jep normat fizike, atëherë atë e largojmë nga Liga Superiore”, ka thënë Zogaj.
Episodin e plotë me Bekim Zogajn mund ta ndiqni në RTV Dukagjini me fillim nga ora 17:10, si dhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/


















































