LAJMI I FUNDIT:

Me 14 gola të shënuara ndaj Gjibraltarit, Franca ka thyer rekordin evropian të kualifikimeve

Me 14 gola të shënuara ndaj Gjibraltarit, Franca ka thyer rekordin evropian të kualifikimeve

Franca ka fituar me një rezultat të pabesueshëm 14-0 ndaj përzgjedhjes së Gjibraltarit në ndeshjen e tyre të shtatë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ata iu afruan mbylljes së ciklit me rezultat perfekt, pasi kanë arritur shtatë triumfe në shtatë ndeshjet e deritanishme, ndërsa kualifikimin e kishin arritur më herët.

Ethan Santos shënoi autogol, ndërsa Kylian Mbappe shtoi një het-trik.


Nga dy gola shënuan Kingsley Coman dhe Olivier Giroud, ndërsa nga një shtuan Marcus, Thuram, Ëarren Zaire-Emery, Jonathan Clauss, Youssouf Fofana, Adrien Rabiot dhe Ousmane Dembele.

Kjo është fitorja më e thellë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Më herët rekordin e mbante Gjermania pas fitores ndaj San Marinos me rezultat 13-0.

Franca më herët e kishte siguruar kualifikimin për në Euro 2024, ku pritet të jetë një nga pretendentët kryesor./Telegrafi/