Kosova mund të mos jetë destinacioni i parë që e mendoni për të kaluar pushimet, për shkak të së kaluarës së saj dhe lokacionit që ka në brendësi të Ballkanit. Sidoqoftë, nuk duhet të shpejtoni për të anuluar një udhëtim për në Kosovë, sepse ka shumëçka që ofron për vizitorët.
“Kjo është diçka që kam mësuar dhe përjetuar kur vizitova Kosovën për herën e parë. Natyra është e bukur, njerëzit miqësore, çmimet janë të lira dhe fakti se është pak e eksploruar, të bën që të kërkosh më shumë!”, thotë një prej anëtarëve të SwedishNomad, në tekstin “14 arsye që duhet vizituar Kosovën”.
“Shpresoj që edhe ju do të zbuloni bukuritë e Kosovës dhe kot janë 14 arsye që ju duhet të bëni vizitë atje,.
1. Njerëzit e mrekullueshëm dhe miqësorë
Njerëzit në Kosovë janë mikpritës, miqësor dhe llafazanë. Mos u befasoni nëse një i huaj ju afrohet dhe flet me ju. Në shumë vende, kjo është e kufizuar, por në Kosovë, do të jetë kurioze se pse keni shkuar dhe pse po e vizitoni (në mënyrën e mirë), shkruan teksti, përcjellë Klan Kosova.
Shumica e gjeneratës së re flasin shumë mirë gjuhën angleze dhe nuk do ta keni të vështirë që të komunikoni me ta. Disa prej gjeneratave të vjetra nuk e flasin, por dinë disa fjalë në anglisht.
2. Natyra e bukur
Fshati është një gjë e veçantë në Kosovë. Mund të shihni lopë dhe dhi që ecin lirshëm në peizazhe. Diçka tjetër që do të ju godas me të arritur është bukuria natyrore që mund ta gjeni në gjithë vendin, radhitur nga bjeshkët, liqenet dhe ujëvarat.
Bjeshkataria është padyshim një prej gjërave më të mira që mund të bëhen në Kosovë dhe mund ta bëni vetë apo bashkë me një prej udhërrëfyesve që janë në dispozicion.
3. Çmimet e lira
Derisa në Evropë çmimet përgjithësisht janë në rritje, veçanërisht në destinacionet e turistëve, qëndrimi në Kosovë është i sigurt, pasi që është një prej vendeve me çmimet më të lira në Evropë. Mund të drekoni me më pak se tre dollarë.
Kjo është 1/3 e çmimit ekuivalent në Suedi, prandaj aty mund të merrni vlerën e parave si turist.
4. Vend i ri e në ngritje
Përderisa e kaluara ka disa pika të errëta të luftës dhe problemeve të tjera, gjërat po rikthehen për të mirë. Ka optimizëm që ndjehet kudo derisa flisni me banorët lokalë dhe ndenja më e mirë është që Kosova po shikon përpara një të ardhme të ndritur.
Dhe sigurisht, më shumë turistë së shpejti do ta zbulojnë se çka është një vend i dashur si ky.
5. Historia dhe Kultura
Territori i Kosovës ka qenë i banuar mijëra vjet më parë. Disa perandori dhe njerëz kanë bredhur atyre tokave dhe mund të shihen pjesë të epokave të ndryshme derisa udhëtoni nëpër Kosovë.
Ata kanë kulturë të fortë dhe identitet dhe mund të thuhet se kosovarët janë krenarë për trashëgiminë e tyre. Kur të tjerët flasin për historinë e Kosovës së pari mendohen gjëra të këqija, si lufta, por që ka shumë më shumë histori për ta zbuluar.
6. Ushqimi i lirë
Sikur vendet tjera të Ballkanit, ata hanë shumë ushqime, atje mund të gjeni të gjitha ushqimet ballkanike. Por që nëse ka një që duhet ta vëni në pjatë dhe ta provoni është Flija. Më poshtë keni një video se çka e bënë pjatën unike!
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=GdrVmrVYM50
“Për të qenë i sinqertë,nuk i kam provuar shumë ushqime lokale, vetëm ca, por mund të them se janë shumë të shijshme dhe sasia e ushqimit që serohet është e madhe. Kemi ngrënë shumë qebapë dhe byrek se kemi qëndruar atje”, thotë autori i tekstit.
Disa prej vende interesante për t’i vizituar në Kosovë
Ku të shkoni? Këtu janë disa vende që secili duhet vizituar. Jam i sigurt që ka më shumë, por kjo do të ishte një fillim i mirë.
Prizreni
Një prej qyteteve më të bukura dhe interesante në Ballkan. Aq i ngjashëm me Mostarin edhe pse Prizreni definitivisht e ka sharmin dhe karakterin e vetë. Është lehtë i qasshëm qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Shkupi i Maqedonisë.
“Shkuam me autobus nga Tirana dhe arritën për pak orë. Është qytet i gjallë i mbushur me kafiteri, restorante dhe xhamia të bukura. Mos ngurroni që ngjiteni bjeshkës përpjetë dhe të shijoni pamjet impresive mbi Prizren.
Rugova
Nëse doni të kaloni kohë në natyrë, atëherë duhet ta vëni Rugovën në listën e ngushtë! Liqenet, bjeshkët, shtigjet, kanionet dhe grykat janë të shumta. Vetëm shihni në fotografinë e mëposhtme dhe do ta vrani se pse duhet shkuar.
Prishtina
Kryeqyteti që është edhe qyteti më i madh me popullsi me 210 mijë banorë. Aty do të gjeni një varg të kafiterive, bareve dhe restoranteve dhe disa ndërtesa të hijshme dhe monumente.
Një tjetër klasik si turist është që të ngisni dorën drejt statujës së Bill Clinton, që është ngritur si shenjë nderimi për ish presidentin amerikan.
Gjakova
E ndodhur mes qyteteve të Pejës dhe Prizreni, Gjakova paraqet një ndalesë interesante. Qyeti ishte aq i dëmtuar gjatë luftës në Kosovë, por që është rindërtuar dhe përsëri shërben si një prej qendrave kulturore – edukative.
gjakova kosovo
Disa pika interesante tjera janë Pazari i Vjetër, Xhamia e Hadumit, Kisha e Shën Petrit dhe Shën Palit si dhe Sahat Kulla.
Peja
Një qytet tjetër i vjetër në Kosovë me shumë ndërtesa të bukura dhe kulturë po ashtu e me shumë natyrë për rreth. Me shumë aktivitete të llojllojshme që po shërben për të rritur industrinë e turizmit në Pejë.
Bjeshkët e Sharrit
Një tjetër vargmal i jashtëzakonshëm në Kosovë. Kjo gjendet në lindje të Prizrenit në kufi me Maqedoninë. Aty hasni në liqene, barinj dhe pamje që të lënë pa frymë. Bjeshkët e Sharrit janë vend që duhet vizituar kur të shkoni në Kosovë, nëse dëshironi të ngjiteni bjeshkëve dhe të shihni natyrë.
Ujëvara e Drinit të Bardhë
Një ujëvarë e jashtëzakonshme që ngrite mbi 25 metra. E vendosur në Bjeshkën e Zhlebit në Bjeshkët e Nemuna në fshatin e Radavcit, 11 kilometra nga qyteti i Pejës.
Parku i Gërmisë
Në verilindje të Prishtinës, do të gjeni një natyrë të çmuar në Parkun e Gërmisë. Do të ju këshilloja që të kaloni disa ditë atje ku shumë njerëz mblidhen sidomos në fundjavë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët