E themeluar në vitin 2012, KosovaJob është platforma kryesore e punësimit në vend me synimin për të ofruar shërbime sa më të mira për punëkërkuesit dhe kompanitë.
Me qëllimin kryesor që ka qenë zhvillimi i tregut të punës duke fuqizuar të rinjtë dhe profesionistët, KosovaJob për gjatë tërë këtyre viteve ka ndihmuar kompanitë që të gjejnë kanditatët e duhur për pozitat përkatëse të punës.
Në një intervistë për Telegrafin, Shkamb Kërleshi, Shefi Komercial në KosovaJob, ka rrëfyer për fillimet e platformës dhe ndikimin e saj në digjitalizmin e tregut të punës në Kosovë.
Kërleshi gjithashtu tregoi për rëndësinë e KosovaJob si partner i shumë kompanive dhe punëkërkuesve, duke shpalosur rolin e platformës në rekrutim.
Kërleshi tha se e ardhmja e KosovaJob është e lidhur ngushtë me inovacionin dhe përshtatjen ndaj nevojave të tregut të punës, për çka shtoi se po investohet vazhdimisht në teknologji të reja.
Kurse sa i përket planeve për të ardhmen, Kërleshi theksoi se po synohet që KosovaJob ta zgjerojë praninë në rajon duke ndërtuar një ekosistem ku secila kompani apo secili individ do ta gjejë vlerën e vet.
Intervista e plotë:
Telegrafi: Si ka lindur ideja për krijimin e platformës KosovaJob?
Kërleshi: Ideja për krijimin e KosovaJob ka lindur nga nevoja reale që ekzistonte në treg për një urë efektive lidhëse mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve në Kosovë. Duke qenë se shumë procese zhvilloheshin në mënyrë jo të strukturuar dhe pa standardizim, e pamë si një mundësi për të sjellë zgjidhje digjitale që thjeshtojnë këtë komunikim dhe rrisin efikasitetin e rekrutimit.
Telegrafi: Si ka qenë vizioni fillestar dhe qëllimet në fillimet e KosovaJob?
Kërleshi: Vizioni fillestar ka qenë që të krijojmë platformën më të besueshme dhe më efikase për punësim në Kosovë, duke e bërë kërkimin dhe shpalljen e vendeve të punës më të lehtë dhe më profesional. Qëllimi kryesor ka qenë të kontribuojmë në zhvillimin e tregut të punës duke fuqizuar të rinjtë dhe profesionistët, si dhe t’u ndihmojmë kompanive të gjejnë kandidatët e duhur.
Telegrafi: Sa ka ndikuar KosovaJob në digjitalizimin e tregut të punës në Kosovë?
Kërleshi: KosovaJob ka qenë një nga nxitësit kryesorë të digjitalizimit të tregut të punës në vend. Përmes platformës sonë dhe sistemeve të zhvilluara si SIMBA, kemi standardizuar aplikimin online, kemi reduktuar varësinë nga CV-të tradicionale dhe kemi sjellë profile digjitale për punëkërkuesit.
Po ashtu, jemi ndër të parët që kemi sjellë analiza të tregut të punës në kohë reale për klientët tanë.
Telegrafi: Na tregoni diçka më shumë për blerjen strategjike të OfertaPune dhe integrimin e platformave tjera si Lyp Punë, PunaIme dhe Kastori në kuadër të KosovaJob?
Kërleshi: Blerja e OfertaPune dhe integrimi i platformave tjera ka qenë një lëvizje strategjike me qëllim konsolidimin e tregut dhe ofrimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës për punësim. Me këtë veprim, kemi arritur të unifikojmë shërbimet, të rrisim kapacitetin tonë teknologjik dhe të ofrojmë paketa më të personalizuara për punëdhënësit.
Platforma Kastori tashmë shërben si kanal ekskluziv për shpalljet Ultra, duke e rritur vlerën për kompanitë me kërkesa specifike rekrutimi.
Telegrafi: Sa ka qenë i rëndësishëm roli i KosovaJob si partner i shumë kompanive dhe punëkërkuesve?
Kërleshi: Roli ynë si partner ka qenë dhe mbetet kyç. KosovaJob nuk është vetëm një platformë e shpalljeve, por një bashkëpunëtor i vërtetë për kompanitë në gjetjen e talenteve.
Për punëkërkuesit, jemi një udhërrëfyes i besueshëm që i ndihmon në çdo hap të rrugës drejt punësimit. Për kompanitë, ofrojmë konsultime dhe zgjidhje të avancuara rekrutimi që tejkalojnë thjesht postimin e një shpalljeje.
Telegrafi: Ju keni lansuar edhe sistemin SIMBA, që shërben për menaxhimin e aplikimeve dhe krijimin e profileve digjitale. Si funksionon ky sistem dhe sa ua ka lehtësuar punën?
Kërleshi: SIMBA është një sistem i zhvilluar nga KosovaJob që automatizon tërë procesin e aplikimit dhe menaxhimit të kandidatëve.
Punëkërkuesit krijojnë profile të detajuara digjitale (si një lloj CV-je digjitale), si dhe mund të ndjekin të jenë në hap me shpalljet e punës të kompanive që u pëlqejnë si dhe të pranojnë e-maile për shpalljet e reja që lidhen me profesionin e tyre, ndërsa kompanitë mund të filtrojnë, vlerësojnë dhe kontaktojnë aplikantët me lehtësi të madhe.
Ky sistem ka zvogëluar ndjeshëm kohën dhe burimet që kompanitë investojnë në rekrutim, duke sjellë më shumë efikasitet.
Telegrafi: Si shkoi organizmi i eventit “PowerToHR” që në vitin 2025 mblodhi mbi 800 persona dhe cili ishte qëllimi i këtij organizim?
Kërleshi: PowerToHR 2025 ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe kulmi i përpjekjeve tona për të ndërtuar komunitetin më të fuqishëm të profesionistëve të HR në rajon.
Me mbi 800 pjesëmarrës, eventin e kthyem në një platformë të shkëmbimit të ideve, rrjetëzimit dhe prezantimit të praktikave më të mira. Qëllimi ishte të fuqizojmë rolin e HR në zhvillimin organizativ dhe të sjellim më shumë fokus te njerëzit si kapitali më i çmuar i çdo kompanie.
Telegrafi: Si e pritni të ardhmen e KosovaJob dhe si është vizioni i platformës në inovacion dhe ndërlidhje efektive në tregun e punës?
Kërleshi: Jemi të lumtur që në 13-vjetorin e themelimit, e ardhmja e KosovaJob gjithnjë e më shumë është e lidhur ngushtë me inovacionin dhe adaptimin ndaj nevojave të tregut.
Po investojmë vazhdimisht në teknologji të reja, si integrimi i AI Filtering që shërben për përputhjen automatike mes kandidatëve dhe pozitave varësisht nga kërkesat e përshkirimit të punës me CV-të e kandidatëve.
Synojmë të zgjerojmë praninë tonë rajonale dhe të ndërtojmë një ekosistem ku çdo individ dhe kompani gjen vlerë, pavarësisht nivelit të eksperiencës apo sektorit të veprimtarisë.
Disa nga komentet e bashkëpunëtorëve gjatë rrugëtimit me KosovaJob:
-“KosovaJob ka qenë një partner i rëndësishëm për ne në aspektin e rekrutimit dhe promovimit të brendit si punëdhënës.
Bashkëpunimi gjithmonë ka qenë profesional dhe i orientuar drejt rezultateve konkrete. Kam pasur gjithashtu mundësinë të kontribuoj si folës në eventet Dark Side of HR dhe PowerToHR, të cilat i konsideroj si platforma të vlefshme për zhvillimin e sektorit të burimeve njerëzore në Kosovë.”
Abdylkerim Ratkoceri, HR & Admin Director – Meridian Corporation
-“Kemi kënaqësinë të punojmë me ekipin KosovaJob, bashkëpunimi ynë ka shkuar përtej raportit formal të punës kemi krijuar një lidhje të fortë, besimi dhe bashkëpunimi prej vitesh!
Gjatë vitit 2025 kemi punuar edhe më ngushtë së bashku duke kaluar si partner projektesh dhe presim të zhvillojmë edhe më tej këtë bashkëpunim në suksese të përbashkëta dhe rritje të mëtejme.
Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij udhëtimi me ju, faleminderit për besimin dhe mbështetjen!”
Valon Osmani HR DIRECTOR – Neptun Kosova shpk
-“Është kënaqësi të reflektoj mbi rrugëtimin e përbashkët me KosovaJob, që nisi plot 13 vite më parë me intervistën e parë zyrtare mes IPKO-s dhe platformës suaj, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e proceseve moderne të HR-së në vend.
Që atëherë, KosovaJob ka qenë jo vetëm kanal rekrutimi, por partner strategjik në ndërtimin e ekipeve për kompaninë tonë.
Bashkë kemi ndarë jo vetëm shpallje pune, por edhe standarde të reja për mënyrën si kërkojmë, tërheqim dhe zhvillojmë burimet tona njerëzore. Urime përvjetorin e 13-të dhe faleminderit që mbeteni një shtyllë kyçe në zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.”
Arta Koka Grubi, Drejtoreshë e BNJ – IPKO Telecommunications.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bitcoin thyen rekord të ri – kalon vlerën prej 113 mijë dollarësh

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve ’90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Korriku vjen më i freskët se kurrë më parë nga Auto Mita: 8.000€ subvencion për Renault Austral Full Hybrid

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Bitcoin thyen rekord të ri - kalon vlerën prej 113 mijë dollarësh

Korriku vjen më i freskët se kurrë më parë nga Auto Mita: 8.000€ subvencion për Renault Austral Full Hybrid

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Banka Botërore e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishtësisë dhe konfliktit – BQK mirëpret vendimin

Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë