LAJMI I FUNDIT:

13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik në vetizolim

13 persona nga stafi mjekësor në Kaçanik në vetizolim

Komuna e Kaçanikut, e cila javën e kaluar ka shënuar rastet e para me COVID-19, aktualisht në izolim ka një familje me gjashtë anëtarë dhe 13 persona nga personeli shëndetësor, derisa një person qëndron në Repartin e Ortopedisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, i cili shton se në këtë komunë 7 persona janë identifikuar si të prekur me COVID-19, ku për 6 prej tyre dihet burimi i infeksionit, teksa për një person i cili ndodhet në Spitalin e Ortopedisë nuk dihet burimi i infeksionit.


“Deri më tani zyrtarisht kemi 7 persona në Komunën e Kaçanikut të identifikuar me COVID-19. Fatmirësisht, dje kemi pasur 13 mostra të reja që janë marrë si burim i infeksionit, por të dyshuar dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë. Deri më tani kemi vetëm një familje të izoluar… Është nga fshati Dubravë. Megjithatë, të gjitha mostrat e marra në atë familje kanë rezultuar negative, kurse personi në fjalë është i shtrirë në spitalin e Otopedisë dhe burimi i infeksionit është ende enigmë”, tha Ilazi, për KosovaPress

Sipas tij 13 pjesëtarët mjekësorë që kanë pasur kontakte me personin e shtrirë në ortopedi janë vetizoluar.

“Sa i përket stafit shëndetësor, ne i kemi 13 persona, të cilët kanë pasur kontakt me personin në fjalë. Mendojmë se kanë pasur masa përgatitëse preventive, por sidoqoftë gjithë personelin që një javë e kemi në pushim, në vetizolim… Kemi 10 ditë nga një fond emergjent që kemi ndarë në Komunën e Kaçanikut diku 13 mijë euro dhe pajisjet janë në nivel të duhur”, tha ai.

Në gjithë territorin e Kosovës deri mbrëmë janë konfirmuar 790 raste me coronavirus, prej tyre 232 të shëruar dhe 22 të vdekur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori