LAJMI I FUNDIT:

12 ligjet më të çuditshme automobilistike në mbarë botën (Foto)

12 ligjet më të çuditshme automobilistike në mbarë botën (Foto)

Prej qindra ligjeve të çuditshme, këto 12 janë më të habitshmet

Makinat moderne japin mundësi të pafund për të shpejtuar në rrugë, duke u bërë edhe një armë shkatërruese për trafik, transmeton Telegrafi.


Qindra kilogramë metal dhe xham, mund të jenë fatale për ata që ndodhen brenda në veturë, por edhe për të tjerët përjashta. Në mënyrë që të parandalohen fatkeqësisht, janë paraparë shumë ligje, në mesin e të cilave ka edhe shumë bizare dhe të pazakonta.

Ju prezantojmë 12 ligje automobilistike, që janë gjetur në shtet të ndryshme të botës dhe i kanë lënë të gjithë të habitur.

Nuk është e domosdoshme të vishen rrobe gjatë ngasjes – Gjermani

Gjermanët janë shumë rigoroz dhe sigurojnë ligje për çdo aspekt, por nganjëherë edhe i mbyllin sytë. Sipas ligjeve gjermane, brendësia e makinës është private, pse të mos zhvishen në një mot të nxehtë.

Ndalohet përdorimi i sirenës pas orës 23 – Arkansas, Shtetet e Bashkuara

Po që se e shihni ndonjë mik, derisa jeni duke bërë xhiro dhe nuk mundeni ta thërrisni ndryshe, i bini borisë dhe e ftoni për një pije në lokalin më të afërt. Por, jo në Arkansas, pasi dënoheni dhe kështu mbetni pa e e pirë pijen me mikun.

Ndalohet gara me kafshët në autostradë – Kanada

Nëse ndodhë që skaj rruge është ndonjë kafshë dhe tentojë të garojë me ju, duhet ta leni të fitojë. Përndryshe, ju do të jeni humbësi, sepse të gara krahas ndonjë kafshe në ndonjë autostradë kanadeze, do iu linte me gjobë.

Ndalohet lëvizja me deve në autostradë – Nevada, Shtetet e Bashkuara

Kjo nuk hyn shumë në ligjin për automobilizëm, por i përket më shumë rregullimit të trafikut. Duket se dikush ka ‘kalëruar’ me deve nëpër autostradat e Nevadës, duke bërë që të parashihet ligji, që e ndalon rreptësishtë këtë gjë, duke e bërë të dënueshme.

Shoferit i ndalohet të pijë ujë gjatë vozitjes – Qipro

A ka më mirë se vozitja nëpër mot të nxehtë, muzikë dhe mahi me të afërm. Ju hapni një shishe uji të ftohtë dhe freskoheni, derisa jeni të vozitur në qetësi.

Kjo është e dënueshme në Qipro, ku duhet të ndaloni dhe ta shuani etjen para se të vazhdoni. Nuk dihet nëse vetëm H2O konsiderohet e rrezikshme, apo edhe lëngjet tjera.

E obligueshme të mbahet aparati që matë nivelin e alkoolit – Francë

Njihet si vendlindja e verës dhe shampanjës, por Franca duket se është shumë e rreptë sa i përket konsumit gjatë ngasjes. Në këtë shtet, është e obligueshme që shoferi të mbajë në makinë edhe pajisjen që kontrollon nivelin e alkoolit përmes frymëmarrjes. Në këtë formë, t’ia bëjë kontrollin vetës, para se të jetë ndalur prej ndonjë patrulle.

Rekomandohet edhe një palë syze rezervë – Spanjë

Të parët, është një prej gjërave elementare që duhet t’i plotësojë shoferi. Andaj, ata që kanë shikim të dobësuar dhe mbajnë syze, rekomandohet t’i keni edhe një palë rezervë. Fillimisht, ligji kërkonte që të jetë obliguese, por në lexim të dytë, u bë vetëm rekomandues.

Vozitja në drejtim të kundërt konsiderohet legale – Alabama, Shtete e Bashkuara

Ky shtet amerikan nuk ka ligje të vjetra, duke parashikuar gjithçka për siguri të lartë. Por, të voziturit në anën e kundërt, nuk e konsideron si ilegale. Thjeshtë, mos e provoni edhe ju, sepse është e rrezikshme.

Shofereve iu ndalohet të vozisin me rrobdeshambër – Kaliforni, Shtetet e Bashkuara

Sërish, janë pjesë e ligjeve të çuditshme. Mirëpo, nuk pritej nëse kaq specifike do ishin ligjet në Kaliforni, mirëpo është shumë bizare të ndalohet shoferja në këtë formë.

Ilegale të kontrollohet tufa e bagëtive me veturë – Australi

Sikurse lëvizja mbi deve nëpër autostradat e Nevadës, dikush në Australi ka dashur ta kontrollojë tufën e bagëtive nga komoditeti i veturës. E rrezikshme në shumë aspekte dhe me shumë të drejtë edhe e dënueshme.

Ngritja e gishtit të mesit – Gjermani

Sa herë keni dashur ta bëni këtë sjellje, kur para jush dikush shkelë rregullat e trafikut. E keni ditur se situata mund të del prej kontrollit dhe më mirë ishte t’i mbani ulur. Kështu kërkojnë edhe ligjet gjermane, që e dënojnë me gjobë këtë sjellje, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e përgjithshme.

Ilegale të mbetesh pa derivate – Ohio, Shtete e Bashkuara dhe Gjermani

Në Gjermani, nuk ka shumë ndalesa për shpejtësi, por është ilegale të mbetni pa benzinë. Sikur të mbeturit pa derivate të mos jetë aq keq, ju gjobiten dhe dita juaj e keq, bëhet edhe më vështirë. Njëjtë është edhe në Ohio të Shteteve të Bashkuara, ku është e palejuar të mbeteni pa derivate në autostradë, por edhe në rrugët lokale. /Telegrafi/