LAJMI I FUNDIT:

Më 12 janar lindi Jeff Bezos – investitori kryesor në tregtinë online

Më 12 janar lindi Jeff Bezos – investitori kryesor në tregtinë online

Më 12 janar të vitit 1964, në Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur si Jeff Bezos.

Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitjen e librave e më vonë për shumëllojshmërinë e mallrave, duke u bërë modeli i shitjeve në internet.


Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante. Jeff lindi në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17 apo 18 vjeçar.

Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kubanez, Mike Bezos dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë.

Forbes publikon renditjen e dhjetë miliarderëve të dekadës - pasuria e tyre u shtua për 555 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Forbes publikon renditjen e dhjetë miliarderëve të dekadës - pasuria e tyre u shtua për 555 miliardë dollarë

Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës BusinessWeek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundimisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan biçikletash.

Gazetari shkoi nga Kalifornia për ta intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte “a keni fëmijë?”, Tedi i tha, “jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël”.

Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend.

Musk shpallet udhëheqësi më frymëzues për vitin 2019 - ndiqet nga Bezos, Zuckerberg dhe Ma
Lexo po ashtu Musk shpallet udhëheqësi më frymëzues për vitin 2019 - ndiqet nga Bezos, Zuckerberg dhe Ma

Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon” i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar a kundërshtuar nga Jeff Bezos, megjithatë libri është në shitje në Amazon.com, drejtor ekzekutiv i të cilit është vet Jeff. /Telegrafi/