LAJMI I FUNDIT:

117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve

117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve

Komuna e Ferizajt ka bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve për 117 bletarë të cilët tash e një kohë merren me kujdesin ndaj bletëve dhe prodhimin e mjaltit.

Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se ky subvencion është një shtytje për këta fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë veprimtarinë dhe qasjen në treg.


“Është një subvencion më i madh se herëve të tjera për t’u ndihmuar bletarëve tanë ndonëse edhe ata kanë pasur një participim prej 25 për qind. Janë diku 850 koshere që do të jepen për 117 bletarët dhe kujtoj se është një shtytje mjaft e mirë. Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme që këta bletarë të kenë më të lehtë veprimtarinë me koshere të reja dhe pajisje të tjera të nevojshme pasi që e dimë se sivjet sezoni i prodhimit të mjaltit sivjet nuk ka qenë shumë i favorshëm”, deklaroi drejtori Bajrami.
/Telegrafi/