Një person është vetë-dorëzuar pasi ishte në kërkim me dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 26.01.2013 në Prishtinë.


Po ashtu në raport bëhet e ditur se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.01.2013 - NN.  Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari - kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/