LAJMI I FUNDIT:

11 martirët e familjes Asllani

11 martirët e familjes Asllani

Më 26 gusht të vitit 1998 11 anëtarë të familjes Asllani nga Raca e Shtimes u vranë në rimorkion e traktorit, që u godit nga predha e tankut serb. Të vetmit që kishin shpëtuar ishin Asllani me vëllanë e tij të cilët po vozitnin traktorin.

Rimoriko e traktorit tani është vetëm një relikt që ka mbetur nga lufta e fundit në Kosovë. Ndonëse kanë kaluar 25 vite, për të mbijetuarin Asllan Asllani mbetjet e këtij mjeti thonë shumë.


Pas tre ditë luftimesh në gushtin e 98-ës, me traktor shkoi për të tërhequr familjen e tij nga malet e Racës. Por, gjatë rrugës, të gjithë këta ishin në shënjestër të forcave serbe. Këta të fundit, me një goditje me granatë shuan jetën e 11 anëtarëve të familjes Asllani.

E, në atë gjendje, nga malet e Racës, ushtarët e UÇK-së e dërguan Asllanin në spitalin ushtarak në Buzhalë të Suharekës.

Gjatë trajtimit mjekësor Asllani i kishte rrëfyer ngjarjen mjekut të spitalit, por për këtë të fundit ishte e vështirë t’i besonte.

“Kur ka fillu rrëfimin na s’i kemi besu, qysh ka mundësi 11 anëtarë me u vra për një minut. Ai thojke po me dorë tona i kemi mbledhë copat. S’kanë pasë çka me mbledhë. D.m.th copa të njerëzve; flokëve, t’kokës nëpër qese të najlonit edhe i kanë varrosë”, rrëfen Ibish Ahmeti, mjek i luftës, për tëvë1.

Rimoriko në të cilën humbën jetën 11 anëtarë të familjes Asllani, pasi u godit me granatë nga forcat serbe  

E në ndihmë të stafit mjekësor për Asllanin dolën edhe banoret e fshatit Buzhalë.

“Jemi detyrue. Ua kanë hjek teshat. Jemi detyrue unë e kunata Valdetja. Kemi shkue, e kemi një lum afër këtu, i kemi shpërla teshat. Pak ka qenë e vështirë për neve se ish gjaku i njerit e copa të mishit. Për neve ka qenë vështirë”, bën të ditur zonja e shtëpisë, Remize Buzhala.

Pavarësisht kësaj, nga fillimi e deri në fund, Asllani nuk u ndal në luftën për çlirimin e vendit.

E 20 vjet pas luftës, Asllani është bërë sërish prind, kurse binjakëve ua ka ripërtrirë emrat e martirëve, Ejup e Lumnije Asllanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori