LAJMI I FUNDIT:

Më 11 korrik, premiera e Audi A8

Më 11 korrik, premiera e Audi A8

Audi ka publikuar edhe një foto “teaser” të limuzinës së saj të ardhshme, në prag të premierës së caktuar për datën 11 korrik.

Modeli i ri A8, i cili ndër tjerash do të ketë sistem të inteligjencës së pezullimit dhe teknologjinë e auto-pilotit për shpejtësi deri në 60 km në orë, do të prezantohet solemnisht në Barcelonë, të martën e ardhshme.


Elementet e dizajnit të jashtëm janë huazuar nga koncepti i Prologue të Audi, ndërsa automobili do të jetë i pajisur edhe me sistemin e motorit elektro-hibrid, i cili punon në 48 V.

Siç thonë në prodhuesin gjerman, duke iu falënderuar këtij motori shpenzimet mesatare të karburanteve do të zvogëlohen deri në 0,7 l/100 km.

Blerësit do të kenë në dispozicion edhe sisteme të shumta moderne, në mesin e të cilave është edhe teknologjia për parkim automatik në distancë të veturës – Remote Parking, transmeton KosovaPress.