LAJMI I FUNDIT:

105 flamuj të shteteve të ndryshme në protestë, mungon ai i Kosovës (Foto)

105 flamuj të shteteve të ndryshme në protestë, mungon ai i Kosovës (Foto)

Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”.

Në këtë protestë ku po marrin pjesë mijëra protestues janë shfaqur flamujt e 105 shteteve që kanë njohur Kosovën si Republikë.


Megjithatë asnjë flamur i shtetit të Kosovës nuk shihet në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në vend të kësaj flamuri me ngjyrat kuq e zi, i shtetit shqiptar, po dominon në protestën që është thirrur në mbrojtje të territorit të Kosovës dhe kundër idesë së korrigjimit të kufijve të Kosovës me Serbinë. /Telegrafi/