Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo foli sot në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Parlamenti i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalës së tij të rastit, Pompeo deklaroi se duhet vullnet i mirë nga secila parti politike për të mbrojtur demokracinë, luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur lirinë e popujve tanë dhe të rajonit.
Ish-sekretari amerikan i shtetit u shpreh se miqësia Shqipëri-SHBA do të vijojë edhe për 100 vite të tjera.
Ai tha se Shqipëria dhe SHBA-të kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë.
Sipas Pompeos, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.
Pompeo gjithashtu ka mbështetur punën e Ambasadores së SHBA-ve të Tiranë, Yuri Kim, e cila kohët e fundit është sulmuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha se po ndërhynë në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Pavarësisht se ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Trump, përkushtimi vijon po njëlloj”, ka thënë Pompeo
“Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme, në kohë të ndryshme, dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë. Shohim që edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet dhe duhet të ndihmojmë edhe ata miliona njerëz që janë larguar nga vendi”, ka thënë Pompeo.
“Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku. Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera po aq të suksesshme. Unë kam shërbyer si në opozitë, edhe me shumicën, s’ka rëndësi. Thjeshtë duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë dhe për të mbrojtur lirinë e popujve tanë dhe të popujve të rajonit. Jam këtu për 100-vjetorin, por ju lutem më bëni edhe një ftesë për 125-vjetorin”, tha Pompeo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City