LAJMI I FUNDIT:

100 vjet nga vdekja e Kole Bojaxhiut, konferencë shkencore për veprën e tij

100 vjet nga vdekja e Kole Bojaxhiut, konferencë shkencore për veprën e tij

Zyrtarë, historianë dhe studiues nga sfera të ndryshme u mblodhën në shtëpinë përkujtimore të shenjtores “Nënë Tereza” në Shkup. Ata përkujtuan kontributin dhe figurën e Nikollë Bojaxhiut, babait të shenjtores, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Historiani Skender Asani, i cili ka botuar librin “Familjet katolike në Shkup” thotë se Kolë Bojaxhiu e sendërton historinë kombëtare shqiptare. Asani tha se nëpërmjet familjes Bojaxhiu, bota i njeh shqiptarët.

“Bota pas Gjergj Kastriot Skënderbeut, na identifikon me këtë figurë të madhe dhe jo rastësisht, ajo figurë e madhe ka lind në këtë qytet, por rëndësia dhe pesha më e madhe është që gjendemi pikërisht në këtë vend, ku dikur ka qenë kisha “Zemra e Krishtit”, në të cilën është pagëzuar Gonxhe Bojaxhiu dhe ajo kishë ka luajtur rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes qytetare, arsimore dhe shoqërore të shqepëtave, jo vetëm në Shkup, por në mbarë Vilajetin e Kosovës”, tha drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani.

Në mes të pranishmëve ishte edhe Memet Prishtina, pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës. Ai foli për veprimtarinë humane dhe patriotike të Bojaxhinjve.

“Kolë Bojaxhiu nuk u ndal asnjëherë në veprimtarinë e tij në të mirën e kombit, në veprimtarinë e tij sa ishte i gjallë. Por ai pas vete la edhe trashëgimtarë, që shqiptarët i bëjnë krenar për jetë. Me veprën e saj, e bija e Kolës Gonxhe Bojaxhiu, shenjtorja nënë Tereza, i tregoi botës mbarë për shpirtin e bardhë e human të popullit shqiptar”, deklaroi Memet Prishtina, pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës.

Ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj tha se bashkëpunimi me këto institute do të vazhdojë dhe do të organizojnë edhe më tej konferenca dhe studime të tjera. Ai përkujtoi origjinën e Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe gruas së tij, Dranafiles nga Gjakova, duke shtuar se të dytë kanë lindur një vajzë, e cila u shndërrua në një nënë të shenjtë për mbarë botën.

“Figurën e Nënë Terezës, e cila është një nënë e gjithë planetit. Ajo nuk është më vetëm një nënë shqiptare, por ajo është nënë e gjithëve, edhe e maqedonasve, edhe e popujve tjerë fqinjë që i kemi këtu, edhe e Evropës, edhe gjithë kontinentin, madje e gjithë Botës”, pohoi Gjergj Dedaj ambasadori i Kosovës.

Organizator të kësaj Konference shkencore, janë Muzeu i Nënë Terezës, ITSHKSH dhe Ambasada e Kosovës në RMV.

Ndryshe Nikollë Bojaxhiu, shquhet si njeri i ditur, poliglot, aktivist i mbrojtjes së të drejtave shqiptare në Maqedoni, që në atë kohë ishte i vetmi shqiptar në Këshillin e komunës së Shkupit dhe themelues i teatrit të parë shqiptar në Shkup.

Nikollë Bojaxhiu vdiq i ri, në moshën 45-vjeçare, më 1919. Dyshohet se vdekja e tij nuk ishte e natyrshme dhe se u helmua nga agjentë serbë.

Pas konferencës u bënë homazhe te varri i Kolë Bojaxhiut, te varrezat katolike.

Nora Maliqi pjesë e këshillit organizativ e përmbylli konferencën me porosinë që ka lënë “Nënë Tereza”, jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori